Dilemat e formacionit

Te verdheblute ka patur mjaft futbolliste qe kane ardhur, por dhe nga ata qe jane larguar, ndaj dhe ka qene e veshtire per trajnerin Deliu per te patur nje mendim bindes per formacionin, te cilin do te nxjerre sot perballe Tiranes, ne fushen e stadiumit \"Niko Dovana\" te Durresit. Megjithate, per nje grup futbollistesh, te cilet perbejne edhe boshtin e skuadres per ndeshjen e sotme, Deliu ka nje mendim te prere se duhet te jene ne fushen e lojes qysh nga fillimi. Keshtu, duke filluar nga portieri Kotorri, e me pas, Stojku, Kacollja, G.Bylykbashi, Kuci, Capja, E.Dalipi, Akamba, Kaci, keta jane edhe boshti kryesor rreth te cileve do te plotesohet edhe formacioni baze. Madje, Deliu ka mendimin qe edhe maqedonasi Igor Stojanov, qe luan ne prapavije, nuk ka nevoje per prove. \"Ai eshte nje futbollist me pervoje dhe besoj se do te na beje pune jo vetem per kete finale\", thote trajneri elbasanas per kete lojtar, te ardhur nga skuadra kampione e Maqedonise. Duket se probleme do te kete per dy mbrojtesit anesore, pozicione ku mund te improvizohen futbolliste, per te cilet ky rol nuk eshte \"natyral\", sic mund te jete rasti i Mehmetajt, apo i ndonje tjetri.