Tashmë është zyrtare, Superkupa e Italisë do të luhet në qytetin Jeddah të Arabisë Saudite më 16 janar 2019. Në fushë do të zbresë skuadra kampione e Italisë, Juventus, dhe Milani, finalist i sezonit të kaluar në Kupën e Italisë.


Ndeshja do të zhvillohet në King Abdullah Sports City Stadium, duke nisur në orën lokale 20:30, që korrespondon me orën 18:30 italiane (edhe shqiptare). Është konfirmuar gjithashtu edhe përdorimi i teknologjisë (VAR).


Nëse 90 minutat përfundojnë pa fitues, do të zhvillohet dy pjesët shtesë me nga 15 minuta secila, më pas do të goditen 11-metërshat (nëse rezultati nuk ndryshon),


Liga e Futbollit Italian ka konfirmuar gjithashtu se në rast të kohës shtesë, skuadrat do të kenë të drejtë të kryejnë edhe zëvendësimin e katërt.


5 dhjetor 2018 (gazeta-shqip.com)