Kukesi ne ndeshjeTIRANË, 12 Shtator/ATSH-Arbi Fortuzi/-.Kukësi i ka ndalur hapin kryesues Teutës dhe është vënë në ndjekje të Skënderbeut. Teuta pas dy javëve në vendin e parë, i ka lënë vendin Skënderbeut në krye të klasifikimit, pasi nuk ka arritur të përballoi tangon braziliane të kuksianeve në "Zeqir Ymeri".

Verilindorët vinin në këtë takim pas fitores me Bylisin dhe kërkonin të medoemos një fitore për të mos humbur më terren ndaj korçarëve. Nga krahu tjetër, skuadra bregdetare vinte në këtë takim pas një starti surprizues, duke mundur fillimisht Flamurtarin dhe më tej Vllazninë. Por, hapi triumfues i Teutës është ndalur në Kukës, në javën e tretë të kampionatit Shqiptarë të futbollit.

Ndeshja nisi mjaft shpejtë. Vendasit diktuan fatin e saj që në sekondat e para. Brazilianit Felipe Moreiro i'u nevojitën vetëm 7-minuta për të gjetur rrugën e rrjetës. Goli ndezi gjakrat dhe ndërhyrjet ishin mjaft të ashpra. Përplasjet e shumta në mesin e fushës dhe acarimi i lojtarëve, detyrojë gjyqtarin të ndëshkoi me karton të kuq nga një lojtar për secilën skuadër. Bëhet fjalë për Malotan tek Kuksianët dhe Hila tek "miqtë", që në minutën 34' lanë skuadrat me nga 10-të lojtarë në fushë. Në fraksionin e dytë të lojës, kuksianet vijuan sërish të ushtrojnë presion. Vetëm 5-së minuta i mjaftuan Jean të dyfishonte rezultatin, teksa Flores i dha shuplakën e fundit "miqve" në të 86-ën, duke e mbyllur ndeshjen me rezultatin 3-0

Më herët, Skënderbeu ka fituar me rezultatin 2-0 në Pukë ndaj Tërbunit, në kuadër të javës së tretë të kategorisë superiore të futbollit.

Ndeshja e zhvilluar në Pukë përfundoi me fitoren e "miqve", të cilët nuk e patën të lehtë të gjeSkenderbeu-19-658x427nin rrugën e rrjetës. Skuadrës së Mirel Josës i'u deshën 48 minuta lojë për të shijuar emocionet e golit, ndërsa duhet të prisnin fundin e pjesës së dytë për të likuiduar përfundimisht skuadrën e sapo ardhur nga kategoria e parë dhe kjo gjithnjë fal Peter Oliankas. Për tu vlerësuar është shpirti luftarak i vendasve. Të "kuqtë" e Tërbunit tentuan përgjatë gjithë lojës të luanin si të barabartë përballë kampionëve të Shqipërisë. Madje në pjesën e parë patën disa momente të mira, që me pak më shumë eksperjencë mund të kishin dhuruar edhe emocionet e golit. Por, fati ndihmon më të mirët.

Skënderbeu nuk surprizoi. Bardhekuqtë nisën lojën në sulm, duke ushtruar mjaft presion ndaj vendasve. Ujqërit e dëborës tentuan disa herë të gjunjëzonin portierin e pukianëve, Haxhon, por pa sukses. Tërbuni nga krahu tjetër, përfitonte nga çdo hapësirë sa do e vogël e "miqve" për të kundërsulmuar, por gjithnjë sulmi pukianëve nuk arrinte të prishte qetësin e portierit Orges Shehu. Qarkullimi topit në fraksionin e parë të lojës, ishte dukshëm në favour të juglindorëve.

Pjesa e dytë nisi sërish me korçarët në sulm. Por, ndryshe nga ajo që ndodhi në pjesën e parë, kësaj radhe miqtë janë më të saktë. Në minutën e 48', Peter Olianka pas një sërë pasash të mesfushës korçarë, del i vetëm përballë portierit kundërshtar dhe lehtësisht e dërgon topin në rrjetë. Pukianët deprimohen, por nuk dorëzohen. Të kuqtë vendas nisin sulme të njëpasnjëshme, por mbrojtja dhe portier "mik" neutralizojnë lehtësisht tentativat. Për tu vlerësuar është loja e Bernard Berishës, që u përgëzuar dhe nga tifozeria vendase. Mesfushori i korçarëve në minutën e 85', nis një aksion personal në krahun e majtë të sulmit të Skënderbeut. Anësori arrin të dribloi dy lojtarë dhe shumë pranë fundores dhuron një pas të mrekullueshme për Oliankan, i cili "zbulohet" nga markatura vendase dhe shumë pranë portës dyfishon rezultatin. Mintat në vazhdim ishin thjesht "burokraci".

Sot:
Tërbuni-Skënderbeu 0-2
Kukësi-Teuta 3-0
Tirana-Bylis 19:00
Nesër:
Vllaznia-Partizani
Flamurtari-Laçi

Klasifikim: Skënderbeu 12 Pikë, Kukësi 6, Teuta 6, Tirana 4, Partizani 4, Tërbuni 3, Laçi 2, Flamurtari 0, Vllaznia 0, Bylis 0/ (Skënderbeu, Tërbuni, Kukësi dhe Teuta kanë një ndeshje me shumë)/a.g/