Kampionati i 70-të Kombëtar i futbollit për Kategorinë Superiore do të nisë, më 24 gusht, ndërkohë që kalendari pritet të hidhet në muajin korrik.
FSHF-ja bëri të ditur se ndeshja e Superkupës së Shqipërisë, ajo midis kampiones Dinamo e fitueses së Kupës, Vllaznisë, do të luhet më 17 gusht 2008. Fituesja e fundit e Superkupës është Tirana, që mundi në finale Besën e Kavajës.
Janë përcaktuar edhe fillimet e kampionateve të inferioreve: Kategoria e Parë do të nisë, më 30 gusht, ndërsa Kategoria e Dytë, më 30 shtator.