TIRANE-Kur mendohej se mund të firmoste me Skënderbeun, Tefik Osmani ka kaluar dje zyrtarisht te Teuta e Durrësit.

Mbrojtësi korçar ka nënshkruar një kontratë një-vjeçare me klubin durrsak, duke u larguar pas shumë vitesh nga kryeqyteti, ku më përpara ka luajtur edhe me Partizanin.

Largimi i Tefik Osmanit nga Tirana erdhi pas problemeve të tij me trajnerin Hulian Rubio Sançez, gjë që u pasua edhe me polemika të shumta në shtyp. Spanjolli nuk e pëlqente përgatitjen e lojtarit, duke e lënë atë në stol në ndeshjen e parë ndaj Spartak Tërnavës në Europa League, gjë që solli edhe krisjen e madhe mes tyre. "Ai kishte zili për raportet e mia të mira me presidentin Halili", pati thënë mbrojtësi korçar pas largimit nga bardheblutë.
(s.g/GSH/BalkanWeb)