Qeveria ka marrë vendim për të lënë pushim administratën të hënën e ardhshme, në 27 Nëntor.







Vendimi është publikuar sot në faqen e Këshillit të Ministrave.


Në këtë mënyrë punonjësit e administratës do të kenë gjithsej 5 ditë rresht pushim, pasi përveç të së shtunës dhe të dielës, do te pushojnë edhe ne tre ditët e para të javës së ardhshme (dy prej te cilave janë festat kombëtare 28-29 Nëntor).


VENDIM

PËR

CAKTIMIN E DITËS SË HËNË, DATË 27 NËNTOR 2017, DITË PUSHIMI


Në mbështetje të neneve 95, pika 2, dhe 100, të Kushtetutës, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

VENDOSI:

1. Caktimin e ditës së hënë, datë 27 nëntor 2017, ditë pushimi për punonjësit e administratës shtetërore.

2. Dita e punës së datës 27 nëntor 2017 do të zëvendësohet në një nga ditët e pushimit brenda këtij viti.

3. Ngarkohen institucionet e administratës shtetërore për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren zyrtare.