Gjatë një konference për shtyp, sulmuesi i Interit ka deklaruar se po kontakton me Anzhi, por nuk ka përjashtuar mundësinë e një surprize angleze.

“Tentativat me Aznhi vijojnë ende. Nuk është e thënë se do të largohem, por nuk është e thënë as që do të rri. Të presim fundin e merkatos, që është pas pak. E vërteta është se vijoj ende kontratën me Interin. Por mund të ketë ndonjë surprizë angleze”, u shpreh Eto`o.