E njohur si prokurore aktive në SHBA më herët zonjusha amerikano - shqiptare, Suzanna Shkreli mori nominimin si kandidate e Partisë Demokrate të Amerikës për në Kongresin Amerikan në shtetin e Michiganit.

Shqiptarët në SHBA duket se kanë mundësinë e artë për të patur zërin e tyre në tempullin e demokracisë së vendimmarrjes në SHBA dhe për këtë që prej ditës së sotme e gjithë vëmendja e tyre do të jetë për Shkrelin.

Lajmi është bërë publik nga diplomati i njohur Mal Berisha i cili thotë se "kjo tregon vlerat e demokracisë amerikane dhe të popullit tonë".

"Do të Isha i lumtur të bëja gjithçka të mundur për fitoren e saj që do të ishte fitore për tërë shqiptarët. Ftoj tërë shqiptaret e Amerikës dhe kudo që janë ta mbështetin atë", përfundon mesazhin e tij diplomati Mal Berisha.

Kush është Suzana Shkreli?

Suzanna Shkreli është vajza e Zef dhe Maria Shkreli, me origjinë nga Ulqini dhe Gruda të cilët kanë emigruar në SHBA drejt një jete më të mirë.

Suzana është një prej 4 fëmijëve të çiftit.

Ajo nuk është e panjohur as për publikun shqiptar ndërsa pak kohë më parë vizitoi Shqipërinë në një tur konsultimesh të sponsorizuara nga Ambasada e SHBA-së, për të shkëmbyer eksperienca me prokurorët shqiptarë.lapsi