​I dënuari në rastin “Bllaca”, Shaban Syla ka drejtuar një varg pyetjesh ndaj ish-drejtorit të autobusëve në Ferizaj, tash deputet i Kuvendit të Kosovës, Adem Salihu, duke thënë se Salihu është “rrenci”, i mjerë që u vërtetuar se ka plagosur veten
Ai në një letër të hapur ka shkruar e ka pyetur Adem Salihun se si ka qenë vetëm një ditë, ushtar duke ikur pa ditur askush se ku shkoi.
Ja letër e hapur e Shaban Sylës kundër Adem Salihut:
Nuk ia vlen të reagoj kundër një shpifësi por më shtynë për hir të familjes time o gënjeshtar(rrencë), pasi ishe në një emision pse nuk përgjigjesh burrërisht por merresh me shpifje vazhdimisht, o Adem i mjerë, a të kujtohet çka të ka thënë deputetja e Kuvendit të Kosovës, ish ministrja e drejtësisë, e ndjera që dha gjithçka për Kosovën, dha edhe dy djemtë, a mos vallë ke harruar, po t’i përkujtojë për hir të opinionit ”sa para e ke blerë postin e zëvendëskryeministrit, si e ke plagosur vetën, vetëm për ta akuzuar SHIK-un “, këto janë fjalët e të ndjerës Nekibe Kelmendi, o Adem Salihu, a nuk turpërohesh prej këtyre të bëmave tua, o Adem a ka mundësi ta largosh frikën n ga mendja dhe të tregosh një të vërtet para këtij emisioni.
Ke thënë në TV se “kanë ardhë dy grupe nga Shqipëria për të më vrarë, e tash thua SHIK-u prapë, o Adem i mjerë kush ka dashur të vras ty sipas teje, a mos dëshiron saimet e tua siç u vërtetua që e plagose vetveten.
O Adem a të kujtohet çka të kam thënë në procesin gjyqësor në rastin Bllaca, se ti je vëllau i Martinoviqit, për hir të rinisë duka ta shpjegojë rastin e Martinoviqit, ai e shtini shishen e birrës në prapanicë vetëm për t’i dënuar siç thoshte ai seperatistët shqiptar, e dallimi i yt është se ti e plagose veten me pistoletën tande, para fëmijëve t’u vetëm për ta fajësuar ShIK-un.
O Adem për hir të opinionit thuaje të vërtetën si e shënove rastin tjetër te pishat (te Kroni i Mretit, komuna e Drenasit”. Një ndër shpifjet e tua është edhe gjetja e një të varfëri nga fshati Pojac i Komunës së Ferizajt, ku ia ofrove 35 mijë euro, vetëm pë r të inskenuar emrin e komandantit të përgjithshëm Azem Sylës, ku ky proces verbal i kësaj lënde ekziston te Policia e Ferizajt. Një deklaratë e tij është te polici i ish UNMIK-ut, të quajtur me emrin Shmitz. Çka është kjo fobi e cila të përcjell vazhdimisht, po mos ki kaq shumë frikë se nuk je kurrfarë faktori për të ndjekë dikush e për të vrarë përveç ndërgjegjes tënde.
O Adem ne jemi dënuar me 24 vite burg, e jo me 23 siç the t’i mbrëmë, vazhdimisht gënjen ti, dhe asnjëherë nuk kemi punuar në strukturat e SHIK-ut, e po të kishim punuar, kurrë më krenar vetën nuk e kishim ndi, o Adem shpjegoja opinionit dhe fëmijëve tu si u bëre ushtarë i UÇK-së, vetëm për një natë dhe ike i le ushtarët fjet e nuk diti askush drejtimin tënd, ti e di ku ke shkuar o patriot.