Bordi i agjencise se OKB-se per kulturen UNESCO ka pranuar tqe te mare ne shqyrtim kerkesen e Autoritetit Palestinez per anetaresim te plote.


40 nga 58 anetaret e bordit mbeshteten projekt/rezoluten palestineze. Shtetet e Bashkuara ishin mes 4 anetareve qe votuan kunder nderkohe qe 14 te tjere abstenuan.


Drafti do tu paraqitet te 193 vendeve anetare ne fund te muajit. Nderkohe qe ai eshte nje tjeter hap ne kuader te fushates se diplomateve palestineze per njohjen e Palestines si shtet.


Por kjo fushate kundershohet ashper nga Kuarteti dhe Izraeli qe thone se shteti i pavarur palestinez mund te krijohet vetem permes negociatave me palen izraelite.