“Transparency International Albania”, dega shqiptare e OJQ se njohur boterore qe lufton korrupsionin, hodhi disa dyshime konkrete mbi partite qe marrin pjese ne garen elektorale per zgjedhjet e 28 qershorit. (UPDATE)

Programet elektorale, transparenca e listave, fatura financiare e aktiviteteve elektorale dhe garimi i disa kandidateve ne kundershtim me ligjin jane pikat qe diskutohen.

“Qytetaret ende nuk jane njohur me programet elektorale. Po ashtu ekzistojne dyshime se disa prej kandidateve mbajne ne te njejten kohe edhe funksione te tjera. Nderkohe transparenca e partive politike eshte ne nivelet e uleta, ndaj kerkojme qe pas cdo mitingu te publikohet lista e shpenzimeve te ketyre aktiviteteve”, u shpreh Endrit Shabani, nga “Tansparency Inernational  Albania”

Ndonese “TIA” nuk e thote hapur ne deklaraten e saj, me kandidate qe garojne ne kundershtim me ligjin ajo ka parasysh ata kandidate qe ende nuk kane dhene doreheqjen nga postet e papajtueshme me mandatin e deputetit.

Per "Transparency International Albania", transparenca gjate fushates, do te ndihmonte per te pasur nje parlament me cilesor.