Edhe Teatri i Operas dhe Baletit ka realizuar këto ditë një bashkëpunim të rëndësishëm. Është fjala për një Koncert Gala të orkestrës shqiptare me orkestrën Filarmonike të Sarajevës. Heqja e regjimit të vizave për Shqipërinë dhe Bosnjën është  festuar në këtë mënyrë mes artistëve muzikantë të dy orkestrave profesioniste. Rreth 120 artistë nga të dy vendet performuan në koncertin e parë i cili u  zhvillua dy ditë më parë në Sarajevë.






Programi u çel me dy hymnet kombëtare për të vazhduar më vonë me një
uverturë të Nikolla Zoraqit dhe pjesë të tjera klasike. Orkestra e
përbashkët u drejtua ngë mjeshtri Zhani Ciko, ndërsa Kori i Teatrit te
Operas se Sarajeves shoqeroi koralet nga disa opera të njohura. Në
koncert interpretuan edhe këngëtarë lirk nga të dy vendet. Kjo mbrëmje
Gala e përbashkët do të ngjitet të dielën në mbrëmje edhe në skenën e
Teatrit të Operas në Tiranë.



Aurela Papadhima