bejtePyetja e gazetares së TV Klan për kancelaren Merkel, nëse Edi Rama mund të konsiderohet si lider i Ballkanit, ka futur në sherr Andi Bejten dhe Andi Bushatin.


Kjo, duke qenë se blogu që drejtohet nga Bushati, Lapsi.al, bënte ironi me këtë pyetje, duke e konsideruar të njëjtën me atë që Bejtja i kishte bërë presidentit amerikan Xhorxh Buxh, në kohën Berisha ishte kryeministër dhe Bejtja punonte te TV Klan.


Por, ky krahësim nuk i ka pëlqyer Bejtjes, që ka akuzuar Bushatin dhe madje e ka sulmuar edhe personalisht.


Bejtje ka thënë se miqtë e babait të Bushatit e konsiderojnë atë si gazetari gol-gol, ndërsa në fund të reagimit Bejtja e ka mbyllur me pyetje, se kush mendonte Andi Bushati që ishte lider botëror kur ishte i vogël, Enver Hoxha apo Fidel Kastro.