Ish-deputeti i LSI, Përparim Spahiu ka vizituar sot një familje fermerësh në Dibër dhe prej andej i ka dërguar një mesazh qeverisë, që të reflektojë duke hequr dorë nga ulja e rimbursimit të TVSH-së, nga 20% në 6%, sipas ligjit që hyri në fuqi më 1 janar.


Spahiu gjithashtu e fton Ministrin e Bujqësisë, Bledi Çuçi që të takojë Afrimin, në Dibër, pasi ky fermer ja shpjegon  shumë mirë situatën ku ka përfunduar blegtoria, e si rrjedhojë dhe prodhimi i qumështit.


Të ngjitet dhe në Radomirë, ja shpjegojnë dhe blegtorët atje se si zgjidhen hallet e qumështit. Sot, ke shkatërruar drejtorinë e bujqësisë në Dibër. Ke shkatërruar laboratorin e bërjes së analizave të qumështit në Peshkopi dhe çdo fermer duhet të shkojë tre herë në muaj në Shkodër të certifikojë cilësinë e qumështit. Tani mendoje vete, që edhe sikur ta besojmë që do ta subvenciononi 100 lekë (e di mirë që jeni shumë keq me financat) nuk ja zgjidhni dot hallet blegtorëve, shkruan ish-deputeti i LSI.


Sipas tij, propagandës  së qeverisë i doli kallaji dhe nuk e beson më njeri.


Sot, të fala nga të gjithë blegtorët e Dibrës, ata të Lushnjës po ti çojnë të falat përditë, shprehet Spahiu.