Deputetja demokrate Jorida Tabaku në mbledhjen e komisionit të Ekonomisë u fokusua tek angazhimi i kryeministrit Rama në Samitin e Londrës për transparencën me Partneritetin Publik-Privat.


Sipas saj, kryeministri bëri show, pasi është i angazhuar se në tregun shqiptar do të funksionojë konkurrenca por ka ngritur korrupsionin në sistemin e tij të qeverisjes.


Por si mund të ketë garë dhe konkurrencë kur të gjitha koncesionet e PPP-ve po jepen me ofertë të pakërkuar? Kur koncesioni i PPP-së së Teatrit po jepet me një ofertë të pakërkuar të bërë nga një biznes i cili pretendonte se kishte tokë kufitare me teatrin dhe kjo nuk është absolutisht e vërtetë. Si mund të kemi garë kur projekti 1 miliard euro, nga 7 projekte, 4 janë bërë me ofertë të pakërkuar deri tani? Si ka mundësi që të gjitha koncesionet që janë dhënë në shëndetësi janë të gjitha me ofertë të pakërkuar, tha Tabaku.


16 korrik 2018 (gazeta-Shqip.com)