Shpresat për kalimin e grupit nga Uruguai sa vijnë edhe veniten, pasi në ndeshjen e ardhshme përballë Anglisë nuk do të zbresë në fushë sulmuesi kryesor Suarez, pasi ende nuk është në formën e tij më të mirë pas dëmtimit.

Lajmin e ka konfirmuar trajneri Tabarez pas humbjes me Kosta Rikën. “Ndaj Anglisë duhet të jemi 100% në formë dhe për këtë arsye është e pamundur që Suarez të luajë. Duhet të kalojnë edhe disa ditë në mënyrë që të riaftësohet plotësisht.

Suarez nuk vuan nga një dëmtim i rëndë, pasi në të kundër do ta kishim zëvendësuar, por kemi besim se ndeshjen e tretë në grup do të jetë gati. Nuk çfarë të bëjmë përvec se duhet që të presim.” tha Oscar Tabarez


d.b/shqiptarja.com