Kryetari i nderit i Partisë Demokratike dhe ish-presidenti i Serbisë, Boris Tadic ka thënë se Kosova nuk është zemra e Serbisë, duke pohuar se beson që me serbët e veriut të Kosovës do të arrihet akordimi për implementimin e marrëveshjes së Brukselit.

Mirëpo, Tadic ka tërhequr vërejtjen se mbetet e paqartë nëse BE-ja dhe vendet që vendosin aty do ta njohin atë si shkas të mjaftueshme që Serbisë t’i jepet data e fillimit të negociatave për anëtarësim në BE.

“Besoj që në fund do të arrihet njëfarë marrëveshje, ndoshta disa politikan dhe njerëz tjerë në veri do të kenë pozicione asimetrike, por besoj se gjërat do të rrjedhin, sepse shumica e qytetarëve të Serbisë dëshiron që kjo agoni të zgjidhet. Qytetarët e Serbisë nuk duan që Kosova të jetë më gurë në fytin e tyre, por kjo çështje të zgjidhet disi. Ky pushtet këtë e ka kuptuar mirë dhe shumë mirë po e menaxhon këtë besim të popullit”, ka thënë Tadic për televizionin serb “TV Prva”.

Presidenti i dikurshëm i Serbisë ka thënë se “Kosova nuk është zemra e Serbisë. transmeton Telegrafi.
(a.k/BalkanWeb)