Luljeta Ndoka


Vlera e diplomes universitare te nje studenti identifikohet nga suplementi qe e shoqeron. "Pa suplementin perkates, diploma eshte 'memece', sepse eshte pikerisht suplementi ai qe tregon drejtimin e studimeve, nivelin, permbajtjen, rezultatet e studimeve, qe jane kryer dhe perfunduar me sukses nga mbajtesi i diplomes". Ky ka qene shpjegimi i dhene nga keshilltari i kryeministrit per Arsimin, Prof. Dr. Myqerem Tafaj. Sipas tij, kjo diplome duhet konsideruar me vlere te plote, per te kerkuar pune ne fushen ose fushat e aferta, per te cilat ka studiuar studenti ose per te vijuar studimet e nivelit te dyte, Master ne drejtimin e njejte te studimeve ne ciklin e pare, ose ne drejtimet e aferta me te.


Suplementi


Sipas keshilltarit te kryeministrit per Arsimin, Myqerem Tafaj, vlera e diplomes, sipas sistemit te Bolonjes, duket ne suplementin qe e shoqeron ate, ne te cilin pasqyrohet e gjithe permbajtja e studimeve, ne kuptimin e kohezgjatjes, numrit total te krediteve, notes mesatare, lendet ose modulet dhe peshen e tyre ne kurrikul si dhe nivelin dhe peshen qe ze teza e diplomes se bere. Ai shton se pa suplementin, diploma nuk flet shume, edhe pse mund te kete logon e republikes, ministrise, universitetit apo fakultetit. Suplementi i diplomes, u konsiderua nga Tafaj, si baza kryesore per gjykimin e nje punedhenesi mbi llojin dhe cilesine/nivelin e diplomes se fituar. "Sidoqofte, diplomat jane aq cilesore sa i njohur dhe i besueshem eshte universiteti dhe profesorati i tij", ka deklaruar Tafaj. Ndersa sa i perket ceshtjes se formes se diplomes, sipas Tafajt, ajo eshte nje ceshtje lehtesisht e zgjidhshme. Por per kete, lypset te bashkepunojne ngushte universitetet me Ministrine e Arsimit dhe Shkences, duke u mbeshtetur ne pervojen e vendeve te perparuara qe zbatojne prej disa vitesh, sistemin e Bolonjes dhe leshojne diploma Bachelor dhe Master.


Afatet


Duket se i gjithe ngerci eshte krijuar per shkak se suplementi i diplomes nuk eshte hartuar ende, qe edhe studentet te shohin me syte e tyre se gjithcka qe nuk kane gjetur te kartoni i diplomes, ta shohin ne suplementin e saj, ku te dhenat jane te detajuara. Burimet nga Universiteti i Tiranes shprehen se kete duhet ta beje MASH, nderkohe qe kjo e fundit thote se, u takon universiteteve ta hartojne suplementin e diplomes. Keshtu, ende nuk eshte dhene nje afat se kur mund te jene gati. Duke iu referuar problemit te ngritur ditet e fundit nga disa studente te Gazetarise, Tafaj shpjegoi se, "duhet kuptuar qe Diplomat e Nivelit te Pare jane diploma qe shenojne perfundimin e studimeve universitare te nivelit te pare, e barasvlershme me graden e pare shkencore universitare Bachelor. "Ministria e Arsimit dhe e Shkences mund te percaktoje vetem kritere minimale per diplomen dhe suplementin e saj. Diploma, ne fund te fundit, eshte fytyra e vete universitetit qe e ka leshuar ate", ka perfunduar keshilltari i kryeministrit per Arsimin. Sigurisht qe vazhdimi i studimeve te nivelit te dyte (Master) ne fushat ose drejtimet e aferta dhe jo ne te njejtin drejtim, vijoi Tafaj, eshte me e deshiruara, sepse pasqyron edhe nje nga qellimet kryesore te sistemit te Bolonjes, te ndertuar ne disa cikle, pikerisht fleksibilitetin (e thene me thjesht: nga nje Bachelor me baze me te gjere, te krijohet hapesira reale per te vijuar studimet e nivelit te dyte, ne nje drejtim tjeter te afert me te).