/ /






Nuk do te miratohet asnje draft qe cenon lirine e besimit dhe cenon kushtetuten. Kete garanci dha dje kreu i Ministrise se Arsimit Myqerem Tafaj gjate takimit qe zhvilloi me kryetarin e Komunitetit Mysliman Selim Muca. Ai theksoi se projektligji Per arsimin parauniversitar eshte ne faze diskutimi me te gjitha grupet e interesit proces ky qe do te mbyllet ne fund te janarit. Kjo



deklarate e kreut te arsimit vjen pas debatit te hapur ne lidhje me nenin 36 te projekligjit i cili ndalon simbolet fetare ne shkolla. Ligji i ri do te jete brenda te gjitha standardeve duke mos u bere shkas per keqinterpretime apo probleme. Ai do te jete ne perputhje me ligjin kunder diskriminimit tha Tafaj.Nga ana e tij kryetari i Komunitetit Mysliman Selim Muca sqaroi se shamia nuk eshte simbol fetar por nje detyrim hyjnor prandaj drafti duhet ripare ne menyre qe te reflektohet harmonia fetare e cila mbizoteron ne vend. Besoj se ju i keni te gjitha hapesirat per te shmangur debatet e pafrytshme qe nxisin ashpersimin e marredhenieve ne mjedisin kombetar shqiptar tha Muca gjate takimit. Me heret keshillat e 76 xhamive ne vend dhe Kisha Ortodokse i kerkuan MASH te heqe nenin i cili ndalon simbolet fetare ne shkolla. Sipas tyre ky hap ishte i domosdoshem dhe nuk prek laicitetin e shkolles. Gjithashtu heqja e nenit perkates ruan pa cenuar harmonine fetare tolerancen mes paleve shmang tensionet sociale.Sipas tyre detyrimi aktual i perfshire ne projektligj perben cenim te se drejtes se mendimit bindjeve dhe ushtrimit fese te drejta keto te garantuara per te gjithe qytetaret e Shqiperise nga Kushtetuta e Republikes se Shqiperise si edhe nga konventat dhe rezolutat nderkombetare te njohura dhe ratifikuara nga shteti shqiptar nisur nga bashkepunimi mes shtetit dhe bashkesise fetare ne vend. Edhe Komisioneria per Mbrojtjen nga Diskriminimi Irma Baraku deklaroi se projektligji duhet rishikuar. Ne respektim dhe zbatim te kerkesave ligjore per te nxitur zbatimin e parimit te barazise qe ky ligj shtron para institucionit te Komisionerit por edhe te institucioneve te tjera shteterore nder te cilat edhe Ministrise se Arsimit dhe te Shkences do te rekomandoja dhe besoj se ky rekomandim do te kihet parasysh qe projektligji te rishikohet edhe ne frymen qe mbart Ligji Per Mbrojtjen nga Diskriminimi u shpreh Irma Baraku pak dite me pare. Sipas komisioneres per Mbrojtjen nga Diskriminimi Ministria e Arsimit duhet te marre parasysh edhe kete aspekt ligjor. Ne nenin 36 te projektligjit sanksionohet se simbolet e feve mund te perdoren vetem ne shkolla te mirefillta fetare. Ne institucionet arsimore ndalohet organizimi i veprimtarive partiake ose fetare me nxenesit ose punonjesit e tyre. Ndalohet ekspozimi i simboleve fetare ne institucionet arsimore pervecse ne shkollat ku mesohen lende fetare thuhet ne projektligj.