tahiri-MBMinistri i Brendshëm, Saimir Tahiri, në fjalën e tij gjatë ceremonisë së prezantimit të prefektes së re në Vlorë tha se institucioni i prefektit duhet të reformohet. Institucioni i prefektit duhet të reformohet në pikëpamje të kompetencës, përgjegjësive të ushtrimit të detyrës, përfaqësimit të qeverisë, të ndjekjes së prioriteteve, të koordinimit dhe harmonisë mes përfaqësuesve të pushtetit vendor dhe përfaqësuesve të pushtetit qendror në çdo qark, tha Tahiri. Sipas ministrit të Brendshëm reformimi i institucionit të prefektit është një nga prioritetet kryesore të reformës administrativo-territoriale. Ky është një ndër qëllimet e shumta, por prioritare që do të adresohen në reformën administrative që është në vijim. Qeverisja më afër qytetarëve dhe shërbime më inovative për ti dhënë në radhë të parë siguri qytetarëve për shërbime dhe pastaj modernizimin e shërbimeve ndaj qytetarëve dhe progresin e sipërmarrjes së shoqërisë në tërësi. Por, patjetër që deri në momentin kur reforma administrative të bëhet realitet është dhe mbetet në dorën e Prefektit të ushtrojë përgjegjësi në mënyrë më përparimtare të mundshme duke garantuar që shërbimi i prefekturës të jetë sa më afër qytetarëve, u shpreh ministri Tahiri.