20160106_124300


Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri dhe Drejtori i Përgjithshëm i Emergjencave Civile Shemsi Prençi inspektoi sot pasdite një nga zonat më të prekura nga përmbytjet, në Babrru të Tiranës.


Për shkak të reshjeve të dendura prej disa orësh, prurjet e Lumit të Tiranës janë shumë të mëdha dhe për pasojë janë dëmtuar muret mbrojtëse dhe rrezikohen disa banesa, të ngritura mbi inerte të hedhura përgjatë viteve të fundit.


Në këtë zonë janë evakuuar disa familje, banesat e të cilave ishin më të prekura nga dëmtimet.


Ndërkohë në zonë kanë shkuar forca të shumta dhe mjete të Emergjencave Civile për tu ardhur në ndihmë banorëve dhe normalizuar situatën.