LAZARAT-Ministri i Brendshëm se bashku me Drejtorin për Ballkanin Perëndimor dhe zgjerimin në Ministrinë e Jashtme të Britanisë së Madhe, Owen Jenkins janë duke zhvilluar në vizitë në fshatin Lazarat. 

Sipas Minsitrisë së Brendshme qëllimi i vizitës është për të parë nga afër rezultatet e operacionit antidrogë si dhe për të shqyrtuar mundësitë e zhvillimit të zonës nëpërmjet veprimtarive të ligjshme ekonomike. Banoret i kane kerkuar ministrit Tahiri qe te ngrihet nje poste policie. Ministri Tahiri, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Artan Didi dhe zyrtari britanik  kane vizituar edhe kapanonet e Gate Mahmutaj

(a.n/BalkanWeb)