Ministri i Punëve të Brendshme Saimir Tahiri ka prezantuar drejtorin e ri të Policisë së Shtetit, Haki Çako.
Ceremonia u zhvillua paraditen e sotme në ambjentet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, ku ishin të pranishëm drejtuesit kryesore të policisë në vend.
Haki Çako u emërua në këtë detyrë një ditë më parë, me vendim të Këshillit të Ministrave.
Ai ka një karrierë të gjatë në Policinë e Shtetit.
Së fundmi, ka drejtuar Policinë e Qarkut të Gjirokastrës dhe më pas ishte zv/drejtor i Përgjithshëm për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimet e Rënda.