Një ditë pas triumfit në zgjedhjet e përgjithshme, Partia Pheu Tai deklaroi krijimin e një koalicioni me katër parti të tjera më të vogla.


Nën drejtimin e Jingluk Shinavatres, e motra e ish-kryeministrit të përmbysur me grusht shteti në 2006-ën, Pheu Tai arriti një fitore dërrmuese që i dha mazhorancë të qartë me 265 nga 500 vendet e parlamentit tajlandez.


Kreu i ekzekutivit Abisit Vexhaxhiva, e ka pranuar tashmë humbjen dhe njoftoi dorëheqjen edhe si lider i demokratëve që siguruan vetëm 160 vende në Parlament.