Të 12 fëmijët të shpëtuar nga shpella e Tham Luang në Tajlandë, kanë dalë një ditë para kohe nga spitali ku ishin shtruar menjëherë pasi u nxorën të gjallë. Skuadra e futbollit të “Wild Boars” dhe trajneri i tyre, mbajtën një konferencë për shtyp. Futbollistët e vegjël tashmë, mund të kthehen sa më parë në jetën e tyre normale.


Është një mrekulli që ekipet e ndihmës së shpejtë arritën të na nxirrnin nga shpella, – ka shpjeguar 14-vjeçari Adul Sam-On, duke u përgjigjur në gjuhën angleze gjatë konferencës për shtyp.


Futbollistët e rinj, kanë treguar se mbijetuan vetëm duke pirë ujë shiu. Truri im nuk funksionote shumë mirë pa ushqim, – thotë një prej tyre. Trajneri i tyre, Ekkapol Chantawong, ka rrëfyer se ishte përpjekur të gërmonte për të gjetur një rrugë dalje, sepse nuk donim që të prisnim autoritetet që të vinin të na shpëtonin.


Kësisoj, ata do të kthehen me një ditë para kohe, ndryshe nga çishte parashikuar fëmijët mes 11 dhe 16 vjeç që kanë kaluar më shumë se dy javë në thellësi të tokës para se të shpëtoheshin dhe dërgoheshin në spitalin Prachanukroh të Chiang Rai.


Shtypi vendas shkruan se ata janë në gjendje të mirë. Për mbrojtjen e tyre, siç shkruan Guardian:, takimi me gazetarët do të bëhet me disa kushte.







18 korrik 2018 (gazeta-Shqip.com)