Ai ishte 13 vjeç dhe luftonte që nga mosha 8-vjeçare. Në Tajlandë, konsiderohej kampion i Muay Thai, një art luftarak i njohur gjithashtu si boksi tajlandez.


Anucha Thasako vdiq në ring, ndërsa zhvillonte ndeshjen e tij të 170-të të bamirëse në një qytet afër Bangkok. I goditur nga një stuhi me grushte në kokë, që i shkaktoi një hemorragji të trurit dhe nga e cila nuk u shërua kurrë.


Anucha Thasako, i njohur në këtë sport nën pseudonimin Phetmongkol Sor Ëilaithong, u dërgua në spital, por kurrë nuk u kthye në vetëdije dhe u shpall i vdekur dy ditë pas shtrimit të tij në spital.


Mungesa e mbrojtjes së kokës ishte fatale për boksierin-fëmijë. Sipas mediave lokale, 13-vjeçari, një jetim dhe i adoptuar nga xhaxhai, ishte shtyrë nga të afërmit për të luftuar.


Në Tajlandë është e zakonshme që fëmijët shumë të vegjël të ngjiten në ring. Në fakt, nëpërmjet ndeshjeve, Mauy Thai, djemtë mund të kontribuojnë financiarisht për mbështetjen e familjes. Në çdo takim ka një shumë parash të vendosur për fitoren. Me këto para, Anucha pagoi për studimet e tij. Gjatë varrimit të të miturit, xhaxhai i tij, Aphichati Ëannaphakdi, tha se nuk ishte i zemëruar as me gjyqtarin as me djalin: “Kjo ndodh në sport”, – u shpreh ai.


Kundërshtari i tij, një tajlandez 14-vjeçar, tha se nuk donte të ndalonte luftimet, sepse ai thotë: “Më duhet të fitoj për të shkuar në shkollë”. Dhe ka nxjerrë në ankand pantallonat sportive të ndeshjes, ku  humbi jetën Anucha, për të ndihmuar gjithashtu familjen e sfiduesit të tij.


Praktika e ndeshjeve të Muay Thai midis luftëtarëve të vegjël është bërë zakon në Tajlandë. Por kjo vdekje e fundit në ring e rihapi debatin mbi çështjen në vend.


Në parlament tashmë është duke u diskutuar një ligj që synon të caktojë një moshë 12-vjeçare për luftëtarët dhe detyrimin për të mbajtur veshje mbrojtëse për fëmijët e moshës 12 deri në 15 vjeç.


Aktualisht Boxing Act, ligji aktualisht në fuqi, nuk vendos limite moshe, por vetëm parashikon regjistrimin e rregullt të boksierëve nën 15 vjeç (sipas të dhënave nga viti 2017, në vend janë regjistruar pothuajse 10 mijë boksierë të vegjël).







15 nëntor 018 (gazeta-Shqip.com)