Teatri Kombëtar i  Operës dhe Baletit në bashkëpunim me Klasik dhe shoqatën Argjiro sjellin një tjetër koncert
Sezoni artistik do të sjellë të tjera koncerte në skenën operistike, të cilat me magjinë tingujve të muzikës premtojnë për një natë emocionuese në skenën e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit. Në vijim të aktiviteteve do të vijë dhe një mbrëmje pianistike me disa prej emrave më të njohur të muzikës së huaj dhe asaj shqiptare. Teatri Kombëtar i  Operës dhe Baletit në bashkëpunim me Klasik dhe shoqatën Argjiro do të sjellin një Maratonë pianistike në skenë për publikun.

Kështu në mbrëmje që do të zhvillohet nesër do të vijë një "Duo" pinistike me artistët Julia Krunger nga Amerika si dhe Viktor Bunin nga Rusia. Por të ftuar do të jenë dhe artisti Robert Bisha si dhe këngëtarja kosovare Alma Bektashi, e cila do të vijë me këngë qytetare dhe xhaz në këtë mbrëmje. Robert Bisha fillon studimet e pianos në moshën 6-vjeçare në shkollën e mesme të muzikës P.Jakova. Ka studiuar Fizarmonikën dhe Kitarën si instrumente sekondare. Që në fëmijëri  ka ekzekutuar stile muzikore të ndryshëm si blues, soul, funk, rock, jazz, folklor shqiptarë, armen dhe mediterran deri tek muzika bashkëkohore klasike. Në moshën 15-vjeçare transferohet në Itali për të studiuar piano. Në vitin 2002 fiton çmimin Pertini me një kompozim pianistik. Ka marr pjesë ne festivalin Busker festival në Ferrara duke i rënë fizarmonikës dhe kitarës. Ka ekzekutuar J.S.Bach, D.Ellington, O.Messiaen, Robert Bisha në teatrin e Ferrares gjatë evenimenteve të organizuara nga konservatori G.Frescobaldi. Ka bërë koncert duke improvizuar mbi tema të muzikës Armene në Liceun Ariosto të Ferrarës. Ka improvizuar në praninë e Terry Riley mbi një temë folkloristike shqipëtare dhe njëkohësisht mbi një Raga tradicional Indian në qytetin Vicenza dhe përsëri në qytetin Ferrara. Ka kompozuar pjesë për Piano the për muzikë dhome dhe për formimin e trios jazz, akoma jo të publikuara. Ka ekzekutuar në pianoforte në vitin 2008 muzikat e mjeshtrit G. Schiaffini, nën drejtimin e tij, në koncertin ESTn JAZZ bashkë me orkestrën xhaz të konservatorit G.Frescobaldi. Në koncertin e dhënë në gusht të 2008-tës në piano solo i titulluar Mediterranean suite  ka propozuar tematika folklorike të muzikës shqiptare të veriut dhe të jugut. Ka marr pjesë në Shkodra jazzFest 5 në piano solo pranë teatrit Migjeni. Melodi the ritme me tipare të veçanta që i afrohen muzikës xhaz por mbi të gjitha muzikës klasike bashkëkohore dhe folklorit. Programi: jazz "That' All"- muzika Alan Brand dhe Bob Haymes"Angel Eyes" -muzika Matt Dennis"Nature Boy" -muzika Eden Ahbez dhe tre këngë të Nexhmije Pagarushës do të shoqërohen në piano nga Julia Amada Kruger dhe Viktor Bunin. Julia Amada Kruger ka diplomuar për muzikë si dhe ka kryer master për artet e bukura, ekzekutim dhe pedagogji në Universitetin Iova të ShBA - së. Ajo ka marrë gradën e doktorit në Artin Muzikor në Ekzekutim dhe Pedagogji nga i njëjti universitet. Pas 11 vitesh pune si pedagoge ne Iova ajo bëhet themeluese dhe drejtoreshë e Konservatorit te Pianos së Nevadës, në qytetin Iova. Në vitin 1985 ajo iu bashkua Kolegjit Amerikan të Muzikantëve në Austin, Teksas, organizata jo-fitimprurëse më e madhe e pianistëve në botë. Ajo bëhet Zevendës Presidente e organizatës në vitin 1987, një detyrë e bazuar në kohë të plotë pune që e mban edhe sot. Përveç se Zëvendës-Presidente, ajo është edhe Dekane e Programit Mësimor, kryeson Zhvillimin Ndërkombëtar si dhe është Drejtoreshë e Programeve Mësimore  për të gjitha programet muzikore të hartuara për Pedagogët e Pianos Guild në shkallë Kombëtare. Gjithashtu ajo ka përpiluar dhe botuar  6 volume të repertorit të ri të të mësuarit të lëshuara në shkallë ndërkombëtare në vitet 1995 dhe 1996. Ajo është një shkrimtare e njohur për veçantitë e veta për partiturat e PIANO GULID dhe vlerësuese e të gjitha literaturave të botuara që nga viti 1994 nga të gjitha anët e botës. Përveç kësaj, ajo ka shkruar, drejtuar, dhe prodhuar dy videokaseta mbi Gjykimin në konkurset pianistike si  dhe Të mësuarit e pianos të cilat janë nxjerrë për përdorim ndërkombëtar që në vitin 1989. Julia Kruger vazhdon të jetë një lektore e ftuar ndërkombëtare jo vetëm në ShBA (përfshirë Alaskën) por gjithashtu në Rusi, Kanada, Irlandë, Angli, Argjentinë, Meksiko e gjetkë. Në maj të vitit 2003 ajo ka dhënë mësim për mësuesit dhe studentet e 27 konservatorëve të muzikës në Aaratov të Rusisë. Të njëjtën gjë ka bërë në Universitetin Kombëtar të Argjentinës në Buenos Aires, në Institutin Kombëtar për Muzikantët e Rinj në Santa Barbara, Kaliforni, si dhe në Institutin Muzikor Nicola Vaçaj në Italinë e Veriut dhe në  Tolentino, Itali.
Në vitin 1999 ajo mori njohje ndërkombëtare në Wall Street Journal për botimin e librave pjanistike Të japësh mësim pianoje është profesion dhe Përfshirja në konkurset pianistike. Julia Kruger ka një studio me 46 studentë që mësojnë privatisht. Që prej viti 1992 nga studio e saj kanë dalë 239 pianistë që kanë fituar vende të para në konkurse qofshin kombëtare brenda Amerikës, qofshin jashtë atij vendi. Julia Krugër është po ashtu një pianiste e njohur në Rusi ku bashkë me pianistin e famshëm Viktor Bunin i Konservatorit Çajkovski të Moskës ndjekin talentet e reja në Rusi.
Julia Kruger bashkë me Viktor Bunin, dhe studenti i saj Adriel Meditz kanë dhënë koncerte në Kosovë, nga datat 24 28 maj 2005, si dhe kanë mbajtur klasa master me pianistët e rinj të Kosovës.