Prej orës 10:00 Rama dhe Basha ndodhen në Pallatin e Kongreseve për të detajuar marrëveshjen si dhe caktuar një datë për mbajtjen e zgjedhjeve.

Burime nga brenda takimit bëjnë me dije për Ora News se po diskutohet për datën e re të mbajtjes së zgjedhjeve, mes 9 dhe 16 korrikut.

Pas këtij takimi për përcaktimin e detajeve të paktit të arritur mbrëmë mes kryeministri Edi Rama dhe kryeopozitari Lulzim Basha, ky i fundit pritet të takohet me aleatët.

Burimet i thanë Ora News se data më e mundshme dhe që mund të marrë konsensusin nga Kryeministri dhe kryetari i opozitës është data 16 korrik. Negociatat dhe diskutimet vazhdojnë.

Marrëveshja politike nuk kufizohet vetëm në procesin elektoral për një marrëveshje më afatgjatë.Palët kanë rënë dakord parimisht që votimi dhe numërimi elektronik të bëhet realitet për zgjedhjet e tjera parlamentare dhe vendore.

Për zgjedhjet aktuale po diskutohet vetëm mundësia e identifikimit biometrik të zgjedhësve.

Një natë më parë dy krerët e partive kryesore diskutuan për tre orë me rradhë kokë më kokë derisa dhanë lajmin e shumë pritur për arritjen e akordit të bazuar në paketën e propozuar nga Yee, McAllister +.

Mbrëmë u arrit marrëveshja! Rama-Basha shtrënguan duart pas 3 orësh

Ne foto: Rama dhe Basha në Pallatin e Kongreseve për të detajuar marrëveshjen

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter