Gjatë takimit të 12 të KSA-së në Tiranë, kryetarja e delegacionit të PE-së, Monika Macovei, i bëri thirrje qeverisë që të luftojë korrupsionin.


Përfaqësuesja e lartë tha se një fenomen i tillë të çon në varfëri dhe bllokon të gjitha fushat e jetës në një vend që synon të integrohet në BE.


Është e rëndësishme të kuptojmë që korrupsioni të çon në varfëri. Si për shembull sistemi shëndetësor, i cili nëse nuk funksionon për shkak të korrupsionit sjell pasoja në jetën e njerëzve. Nëse ka korrupsioni nuk ka garë të drejtë. BE pret nga Shqipëria përpjekje të frytshme dhe të matshme në fushat përkatëse, por qeveria duhet të ecë përpara e të shohë shembuj pozitiv në Europë, ndonëse edhe në Europë ka korrupsion.


Nga ana tjetër, Macovei iu drejtua përfaqësuesve të opozitës të mos e përdornin korrupsionin si argument, por të ulen dhe të bashkëpunojnë me mazhporancën për të ardhmen e vendit.


Macovei nënvizoi po ashtu se zgjedhjet e fundit nuk ishin më të këqija në Shqipëri. Ne kemi dhënë disa rekomandime, merruni me to. Korrigjimet të bëhen para zgjedhjeve dhe jo pas tyre.


13 shkurt 2018 (gazeta-Shqip.com)