Koreja Jugore ka deklaruar se synon të ketë rol ndërmjetësues mes të Shteteve të Bashkuara dhe Koresë Veriore, pasi Pheniani ka kërcënuar se do të largohet nga samiti i planifikuar me presidentin amerikan, Donald Trump.


Koreja Veriut bëri me dije dje se mund të tërhiqet nga samiti nëse Uashingtoni vazhdon të kërkojë në mënyrë të njëashme braktisjen e arsenalit bërthamor.


Një zyrtar i lartë jugkorean ka thënë se qeveria ose presidenti Moon Jae-in kanë qëllim që të kenë rolin e ndërmjetësuesit mes të dy vendeve.


Trump do të mirëpresë presidentin jugkorean, Moon Jae-in më 22 maj në Shtëpinë e Bardhë dhe të dy pritet të diskutojnë samitin SHBA-Kore e Veriut.


17 maj 2018 (gazeta-Shqip.com)