Në vizitën e zhvilluar së fundi nga ministri ynë i Mbrojtjes, Arben Imami, në Shkup, flamuri shqiptar nuk u vu re gjatë takimit zyrtar me ministrin e Jashtëm të Maqedonisë, Nikola Poposki.
Imami ishte në Shkup dy ditë më parë, por vizitë që ishte diçka e zakonshme, duket se nuk ka përfunduar e tillë. Në zyrën e Poposkit, gjendet një flamur i madh maqedonas dhe një i Bashkimit Evropian, por ai shqiptar mungoi, ashtu sikurse do të ndodhte në çdo shtet të botës.
Në rastin e Maqedonisë, vendosja e flamurit kishte një arsye më shumë për shkak se gati gjysma e popullsisë atje është shqiptare.
Nga Shkupi, Imami përcolli mesazhe bashkëpunimi dhe mbështetje të fuqishme për integrimin e Maqedonisë në NATO, por kjo me sa duket nuk ka mjaftuar për autoritetet vendasve për të vendosur të paktën flamurin vetëm gjatë takimit dypalësh. /Start/
2012-01-22 08:44