Duhet të lëmë pas krahëve këtë klimë të Luftës së Ftohtë dhe të normalizojmë marrëdhëniet. Nuk ka nevojë për përballje, situata ka ndryshuar. Kështu është shprehur lideri i kremlinit, Vladimir Putin, në konferencën e përbashkët për shtyp në kryeqytetin finlandez pas amitit me presidentin amerikan Donald Trump. Nga ana e Moskës, nuk ka pasur asnjë ndërhyrje në zgjedhjet amerikane, – ka shtuar Putin sa i takon Russiagate.


Hetimi mbi Russiagate ishte një fatkeqësi, ai na mbajti të ndarë, është një farsë. Ne ende duhet të gjejmë provat. Ishte një fushatë e ndershme zgjedhore. E munda Hillary-n në mënyrë të ndershme. Russiagate ka futur në telashe marrëdhëniet e dy fuqive më të rëndësishme bërthamore.


Kështu u shpreh Donald Trump në lidhje me akuzat e ndërhyrjes nga Kremlini në zgjedhjet e fundit presidenciale të SHBA.


“E përsëris atë që kam thënë në shumë raste: Rusia nuk ka ndërhyrë asnjëherë, dhe nuk do të ndërhyjë asnjëherë në punët e brendshme amerikane, përfshirë dhe zgjedhjet, shtoi Putin, duke thënë se” çfarëdo prove e mundshme që ekziston, duhet të dalë në dritë dhe ne mund ta analizojmë së bashku, nëpërmjet grupeve të sigurisë.


Ka pasur momente të vështirë në marrëdhëniet SHBA-Rusi dhe kjo ka ndihmuar të krijojë një atmosferë të tendosur, por duhet ta lënë pas krahëve klimën e Luftës së Ftohtë dhe fërkimet e së shkuarës, – theksoi Putin.


Takimi i sotëm është vetëm fillimi i një procesi më të gjatë, kemi bërë hapa përpara drejt një të ardhmeje të rëndësishme, – vijoi Trump në konferencën e përbshkët me homologun rus, Putin. Trump nënvizoi për një dialog të fortë me Putinin, duke siguruar që SHBA-të duan vetëm bashkëpunim dhe paqe. Duhej ta kishim zhvilluar këtë dialog shumë kohë më parë, para se të merrja detyrën në Shtëpinë e Bardhë, kemi qenë të dy budallenj, SHBA-të dhe Rusia, të dy kemi bërë gabime, – shpjegoi Donald Trump.







16 korrik 2018 (gazeta-Shqip.com)