Fatmir Mediu iu bëri thirrje banorëve të fshatit Ahmetaq që të votojnë programin ekonomik të PD, pasi ofron garanci për zhvillimin e sigurtë të Shqipërisë. Ky program i hartuar në bashkëpunim me CDU-në, sipas Mediut është funksional dhe sjell taksa më të ulëta për shqiptarët.


Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, gjatë një takimi elektoral në fshatin Ahmetaq, ftoi banorët të votojnë programin ekonomik të PD-së të hartuar në bashkëpunim me CDU. Shqiptarët, tha Mediu, me këtë program do të paguajnë më pak taksa.


Mediu: Ne do të vendosim taksën minimale 9%, më e ulëta në rajon, ulja e TVSH në 15% në mënyrë imediate u jep mundësi shqiptarëve të kenë 400 milionë dollarë në xhepat e tyre. Ne kemi vendosur të investojmë në bujqësi 150 milion euro, ne jo vetëm do të heqim taksat që vendosi Rama por do të vendosim atë kusht që nafta në Shqipëri të jetë më e ulëta në rajonin e Ballkanit.


Në këtë takim ku merrnin pjesë të rinj e të reja, të cilat votojnë për herë të pare, Mediu u shpreh se projekti i Republikës së Re ka si prioritet studentët dhe të rinjtë.


/Oranews.tv/


 


Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter