Subjektet shtetërore dhe private nuk i kanë zbatuar kërkesat e ligjit të amnistisë
Ervin KOÇI

Shqipëria renditet si një ndër vendet e para në Europë për mospagesën e taksave të automjeteve dhe për numrin e shoferëve të gjobitur. Sipas statistikave vendi ynë është i katërti në Europë për nga numri i vendosjes së gjobave ndaj shoferëve. Por pavarësisht nga ndëshkimet shumë automjete vazhdojnë që të qarkullojnë pa dokumentacionin e duhur dhe pa paguar taksat, edhe pse vitin e kaluar për këtë çështje qeveria vuri një amnisti e cila zgjati për 6 muaj. Por falja e gjobave për ata që nuk i kishin paguar dhe çregjistrimi i makinave të dala jashtë përdorimit kundrejt lehtësive fiskale, nuk solli impaktin e duhur për Drejtorinë e Përgjithshme të Transportit Rrugor. Edhe pse amnistia zgjati 6 muaj, të dhënat zyrtare tregojnë se janë 126.760 automjete pasive që nuk kanë kryer procesin e çregjistrimit. Subjektet shtetërore dhe private nuk kanë zbatuar ende kërkesat që parashikonte ligji i amnistisë, përfunduar në prill 2009. Nisur nga ky fakt DPTRR-ja i ka kërkuar Ministrisë së Transporteve bërjen e një amnistie tjetër për drejtuesit e automjeteve në të gjithë vendin, por me kusht që më pas autoritet shtetërore të tregohen të pamëshirshme me vendosjen e sanksioneve. Sipas drejtoreshës së informacionit pranë DPSHTRR, Kozeta Gina, afati gjashtëmujor i amnistisë ishte i shkurtër dhe jo i mjaftueshëm që qytetarët të informoheshin dhe të nisnin veprimet për çregjistrim të mjeteve të tyre. Prandaj Drejtoria e Transporteve mendon se është e domosdoshme shtyrja e këtij afati dhe për një periudhë gjashtëmujore. “E rëndësishme është që vetë qytetarët të ndërgjegjësohen dhe të fillojnë të çregjistrojnë automjetet e vjetra, pasi janë këto automjete që bien pre e krimit, e kontrabandës dhe janë po këto që sjellin ndotje të mjedisit”, shprehet Gina.

Procedimet

Nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Tiranë, po vazhdojnë kontrollet ndaj atyre drejtuesve të mjeteve, të cilët janë debitor në shlyerjen e detyrimeve të tyre. Sipas kësaj drejtorie,
shërbimet e Policisë së Tiranës do të vazhdojnë me intensitet punën për parandalimin e aksidenteve në rrugë dhe në krijimin e lehtësirave për lëvizjen e lirë të mjeteve, në përputhje me legjislacionin rrugor, me qëllim parandalimin dhe uljen e aksidenteve rrugore. Kontrolle të shumta po ushtrohen në drejtim të vendosjes së rripave të sigurimit, kaskës mbrojtëse për motorçikletat, kontrollit të shpejtësisë, përdorimit të alkoolit nga drejtuesit e mjeteve, parkimet e gabuara etj. Kontrolle të vazhdueshme do të ushtrohen edhe për parkimet e gabuara, apo parkimet dyshe në akset e qytetit të Tiranës. Vetëm gjatë ditës së djeshme në Qarkun e Tiranës nga shërbimet e Policisë u konstatuan dhe vendosën 851 masa administrative, si dhe u pezulluan 9 lejë të drejtimit të automjete.

Statistikat

Për periudhën 1995-2008 Drejtoria e Transporteve bën të ditur se numri i automjeteve që nuk kryenin shërbimet në këtë drejtori ka qenë më i lartë rreth, 378.060, ku përdorues të këtyre mjeteve ishin debitorë ndaj shtetit, pasi nuk shlyenin detyrimet përkatëse. Ligji nr. 9986 datë 11.9.2008 ka qenë një amnisti për të gjithë ata që kishin detyrime të prapambetura të taksës vjetore të qarkullimit rrugor. Rezultati i ligjit ishte pozitiv për DPTRR-në, pasi 10.776 automjete u çregjistruan dhe 7.224 të tjerë paguan taksat e dy viteve të fundit. Vlera e falur nga kjo amnisti arrin deri në 2.5 miliardë lekë.

Makinat

Shqipëria renditet e katërta në Europë për gjobat që lëshohen ndaj drejtuesve të automjeteve. Sipas statistikave të publikuara nga “Contribuenti.it”, në pesë vitet e fundit, niveli i gjobave është rritur me 148 për qind, duke na pozicionuar në vendet e para sa i takon problemeve me transportin rrugor. Në vend të parë renditet Italia, me një nivel gjobash të rritura në masën 643 për qind, e më pas vijnë Rumania me 194 për qind dhe Bullgaria me 158 për qind. Gjermania dhe Suedia renditen të fundit, me një nivel ndëshkimi të drejtuesve të automjeteve, përkatësisht 15 dhe 11 për qind, duke konfirmuar disiplinën që kanë këto vende.


Shkurt///////////////////////////
Tuneli Thirre-Kalimash, firmat ndërtuese vazhdojnë betonimin e galerive

Punimet në tunelin Thirë-Kalimash vazhdojnë sipas afateve të përcaktuara nga DPTRR-ja dhe kompanitë dizenjuese të tunelit. Momentalisht në tunel punojnë 10 ekipe me një numër total prej 200 punëtorësh. Puna vazhdon paralelisht në të dy tubat e tunelit, ditën dhe natën. Pas shembjes së dheut të ndodhur më 5 nëntor 2009 është vënë në zbatim stabilizimi punimeve në të dy tunelet në të gjithë zonën ku ka pasur probleme gjeologjike dhe zona të cilësisë së dobët shkëmbore. Dizenjimi i rishikuar parashikon që izolimi primar i zonave të pa betonuara të kryhet në një trajtë ovale dhe forcimi të bëhet përmes betonimit dhe forcimin me struktura hekuri. Izolimi përfundimtar sipas dizenjimit të rishikuar, parashikon riforcim me 500mm beton. Për ti minimizuar lëvizjet dhe për të siguruar stabilitet. Unaza e tunelit është mbyllur në një seksion prej 12 metrash para se të avancohet në seksionet e tjera. Këto punime janë kontrolluar dhe kanë dalë me sukses duke garantuar lëvizjet në tunel.



Kursi i këmbimit
Banka e Shqipërisë

Më poshtë do të gjeni kurset e reja të këmbimit.

PëRDITëSIMI I FUNDIT: 12:49:04, 28.01.2010
Lekë për njësi të monedhës së huaj
Dollari Amerikan USD 98.98 +0.47
EURO EUR 138.88 +0.28
Poundi Britanik GBP 160.95 +1.18
Franga Zviceriane CHF 94.23 -0.03
Jeni Japonez (100) JPY 109.58 -0.44
Dollari Australian AUD 89.41 +0.79
Dollari Kanadez CAD 93.74 +1.06
Korona Suedeze SEK 13.61 +0.05
Korona Norvegjeze NOK 16.96 +0.11
Korona Daneze DKK 18.64 +0.01
SDR SDR 154.51 +0.83
Ari(OZ 1) XAU 108060.91 +47.56
Argjend(OZ 1) XAG 1647.93 +7.71




Interesat bankare
Banka e Shqipërisë

Më poshtë do të gjeni interesat e reja të ofruara nga banka.

Përditësimi i fundit: 27.01.2010

Interesat në tregun ndërbankar të parasë
TRIBID 'Interesi i kërkuar për pranimin e depozitave'
o/n njëditor 3.90%
12M 12-mujor 7.67%
6M 6-mujor 6.61%
3M 3-mujor 5.58%
1M 1-mujor 5.19%
1Ë njëjavor 4.87%
TRIBOR 'Interesi i ofruar për vendosjen e depozitave'
1M 1-mujor 6.77%
1Ë njëjavor 6.36%
o/n njëditor 6.04%
12M 12-mujor 9.46%
6M 6-mujor 8.22%
3M 3-mujor 7.29%

29 Janar 2010