Rreth 250 tregtare kane protestuar dje para prefektures dhe bashkise se ketij qyteti, duke kundershtuar ne menyre te prere sistemin e ri te taksimit per kete vit. Shkak per rebelimin e tregtareve eshte bere taksa mbi biznesin e vogel, e shtuar gjate ketij viti me nje udhezim te Ministrise se Financave e kthyer ne vendim nga Keshilli Bashkiak i ketij qyteti. Qe heret ne mengjes, tregtaret kane bllokuar hyrjen per ne prefekture dhe kane kerkuar takim me prefektin e Elbasanit, per te prezantuar shqetesimin e tyre. Prefekti Rezart Kovaci ka organizuar nje takim, ne te cilin kane marre pjese nje perfaqesi e tregtareve, specialiste te bashkise dhe te prefektures. Gjate ketij takimi, tregtaret jane shprehur te pakenaqur me sistemin e taksave. Kundershtime te prera kane pasur tregtaret me taksen e biznesit te vogel, qe aplikohet per here te pare per kete vit. Ata e cilesojne te tepert kete takse dhe jane shprehur se nuk do te pranojne ta paguajne per kete vit. Specialiste te tatim-taksave ne bashki thane se sistemi i taksave per tregtaret e lire ka ekzistuar me pare, por sivjet eshte shtuar taksa e biznesit te vogel. Prefekti Kovaci ka premtuar se do te takoje kryetarin e Bashkise, Qazim Sejdini, per te rishikuar sistemin e ri te taksave dhe per te mundesuar heqjen e disa prej tyre. Por protesta e tregtareve ka vazhduar edhe neper korridore dhe para sheshit te prefektures. Ata nuk duan te cilesohen tregtare te vegjel, por tregtare te lire, njesoj si fshataret qe kryejne tregti spontane. Tregtaret jane shprehur se nuk do ta paguajne taksen e re dhe se do te pershkallezojne protesten ditet ne vazhdim. Vec greves, tregtaret e lire jane shprehur se do te marshojne drejt Tiranes per te drejten e tyre. Disa nga tregtaret pohuan se futja e takses se biznesit te vogel eshte bere qellimisht qe ata me pas te paguajne sigurimet shoqerore. Fatos Salliu

Taksat qe duhet te paguaje nje tregtar i vogel ne Elbasan jane:
Tarife pastrimi 1500 leke
Tarife gjelberimi 500 leke
Tarife ndricimi 200 leke
Tarife regjistrimi 250 leke
Vertetim 100 leke
Tarife e celjes fillestare 5000 leke
Tarife e biznesit te vogel 5000 leke
Totali 12550 leke