Labinot Haliti përgenjeshtron lajmet e botuara në mediat shqiptare të ditëve të fundit, se ai do të marrë pjesë në grumbullimet e U-21 nën drejtimin e Artan Bushatit. Për talentet.com Haliti shprehet se pasi kishte refuzuar ftesën e tretë të Kombëtares australiane duke mos marrë pjesë në Boërorin 2006, morri rrugën per në atdhe për t'u provuar dhe për t'u parë nga afër, gjë qe se kishte bërë asnjë deri në atë kohë. "Unë udhëtova 36 orë dhe mora pjesë një herë në grumbullimet e Z. Bushati, që kurrë nuk më dha mua personalisht një përgjigje zyrtare, thjesht për të më respektuar për mundimin që kisha bërë, por një përgjigje qq ai (Haliti) s`më pëlqeu dhe si Haliti ka me shumicë talente ne Shqipëri, gjë të cilën e kam mësuar nëpërmjet mediave. Nuk ka asnjë kuptim që unë të shkoj përsëri në një grumbullim të tillë që une kam qënë një herë. Unë me kohë kam qenë i gatshëm për Shqipërinë , kam plotesuar të gjitha dokumentacionet dhe jam ndër të vetmit që kam shprehur dëshirën që të formohem në ekipin U–21 dhe më pas të shihet ecurija ime. Pra përgënjeshtroj cdo lajm që shkruhet për mua, që unë do të marrë përsëri pjesë në një grumbullim të tillë, ku të tjerët e kanë marë pasaportën edhe pa u pare fare, por të pëlqyer në faqet e internetit", -pohon Labinot Haliti. I pyetur nga www.talentet.com në lidhje me ftesën e fundit nga ana e kombëtares australiane, Haliti shprehet: "Po, është e vërtetë që unë jam ftuar për herë të katërt në Kombëtaren e vendit ku unë jetoj dhe trajneri i kombëtares australiane ka ardhur në klubin tim dhe ka bërë një bisedë të gjatë me mua". Haliti nuk jep detaje rreth bisedës së zhvilluar rreth tyre, por lihet të kuptohet që trajneri i Australise i ka bërë me dije se është turp të refuzosh ftesën e katërt të Australisë. Prej dy javësh mediat australiane shkruajnë pa reshtur për talentin shqiptar Labinot Haliti dhe i bëjnë apel që të pranojë ftesën australiane. Haliti është cilesuar si talenti më i mirë për vitin 2006 që mund të luajë në pozicione të ndryshme.
Marrë nga www.talentet.com