lindita nikolla

E mjaft përfolura reforma në Arsim po jep frytet për klientelën, ndërsa gjithçka është në kurriz të mijëra maturantëve, të cilëve po u vihet në rrezik e ardhmja. Zanafilla e problemit nis me goditjen e dy elementëve kryesorë mbi të cilët bazohej Matura Shtetërore: meritën dhe preferencën. Protesta e djeshme ishte vetëm fillimi, nëse qeveria s'kthen listat e shpallura, zemërimi i maturantëve do rrëzojë krejt piramidën universitare

Nën thirrjet "duam shkollë, duam shkollë", qindra maturantë protestuan ditën e djeshme përballë kryeministrisë për rezultatet që dha formula e re e llogaritjes së degëve në universitete. Me çadra, nëpër shi, ata janë grumbulluar për të ngritur zërin kundër së ashtuquajturës Reformë të Arsimit të Lartë, ligjeve dhe vendimeve absurde që këtë radhë penalizuan më të mirët. Ata kundërshtojnë formulën e pranimit në universitete dhe reformën në arsimit, pasi sipas tyre ka shkaktuar përjashtimin e shumë maturantëve, megjithëse me mesatare të lartë. E mjaft përfolura reforma në Arsim po jep frytet, ndërsa gjithçka është në kurriz të mijëra maturantëve, të cilëve po u vihet në rrezik e ardhmja. Zanafilla e problemit nis me goditjen e dy elementëve kryesorë mbi të cilët bazohej Matura Shtetërore: meritën dhe preferencën. Ministria e Arsimit për të gjetur formulën sesi të favorizoj klietelën e universiteteve private ka vepruar pjesërisht me ligjin e vjetër të arsimit të larte dhe pjesërisht me ligjin e ri të miratuar vitin e shkuar. Maturantët u orientuan gabim që në zgjedhjet e lëndëve. Shumë prej tyre zgjodhën lëndë që nuk stimulonin fitimin e preferencës së tyre. Maturantët ishin përgatitur sipas Maturës Hyrëse, që do të thotë se pesha e provimeve të maturës ishte superiore ndaj mesatares së përgjithshme, në totalin e pikëve. Por ndodhi e kundërta. Kriteret e vendosura nga senatet për mënyrën e përllogaritjes së pikëve si shumë midis pikëve nga mesatarja e përgjithshme, nga provimet e maturës dhe nga gruplëndët, nuk iu bënë të njohura nxënësve në momentin e aplikimit. Ata aplikuan apriori. Kjo solli çorientimin dhe rastësinë e radhës. Ministria, ndërkohë, toleroi me dashje lëvizjen e kritereve të përllogaritjes së pikëve, duke krijuar një mos barazi dhe diskriminin për maturantët, nga vetë Universitetet. Diku, pesha e mesatares së përgjithshme sipas përqindjeve ishte më e lartë se ajo e maturës, ose anasjelltas. Diku pesha e grup lëndëve sipas degëve e fakulteteve, sipas përqindjes që zë në totalin e pikëve, prevaloi mbi dy të parat. Koeficentët ponderues të lëndëve bërthamë apo të thelluar dhe me zgjedhje, për të cilat maturantët ishin investuar, nuk u morën në konsideratë. Me këto veprime dhe mosveprime, Ministria e Arsimit goditi meritën dhe preferencën, duke krijuar kështu një kaos që do të vazhdojë gjatë. Ajo që shihet qartazi është që Reforma e dyshes Rama-Nikolla po u mbyll derën e universitetit maturantëve, që nuk vijnë nga familje mbajtura ekonomikisht, por që kanë një mesatare relativisht të lartë. Gjithçka po kryhet për të favorizuar klientelën. Reforma e Ramës ishte qartazi një skemë e atillë që çoi në shuarjen dhe mbylljen e një numri jo të vogël universitetesh publike nga Gjirokastra në Shkodër, ndërsa prioriteti shkonte tek privatët, tashmë të kthyera në biznese. Përmes këtij projektligji, Rama i vendos bllokadën të rinjve, duke mos i lejuar të frekuentojnë universitetin. Kjo reformë mund të quhet haptazi një reformë diskriminuese, ndërsa deputetët e Ramës bëjnë 'sehir' me këtë reprezalje të sistemit arsimor. Kjo vjen edhe si pasojë e mungesës së arsimit që mban shumica dërrmuese e kabinetit të Ramës me në krye atë. Absolutisht nuk mund të flasë për një reformë në Arsim një ministre që mban nuk dihet në është diplomuar realisht, sikundër nuk mund të flasë për reformë produktive vet Rama, kur vet cilësohet për piktor, ndërsa krijimtaria e tij lënë mjaft për të dëshiruar. Në krye të 3 viteve, qeveria Rama ia doli që të trazojë vendin, ndërsa kostoja e lartë rëndon ata më të dobëtit. Pikërisht një gjë e tillë po ndodh edhe me reformën klienteliste të Arsimit të Lartë.

Kronika:Përlotet maturantja:Me mesatare 9.7 nuk fitova asnjë degë. Ministrja Nikolla i ndërpret fjalën/ Në sqarimin e saj përballë maturantëve që pretendojnë se janë penalizuar nga raundi i parë i shpalljes së fituesve në universitete, ministrja Nikolla u përball me një maturante që i kërkoi llogari se si kishte mundësi që edhe pse me mesatare 9,7 nuk kishte pasur mundësi të fitonte asnjë nga 10 degët e zgjedhura prej saj. Gjatë debatit, maturantja është përlotur, ndërsa ministrja e fton të ndjekë mirë udhëzimet.

Vajza: Një djalë me mesatare 9. 1 ka dalë fitues në 10 degë, unë me mesatare 9,7 nuk kam dalë fituese në asnjë...Si ka mundësi?

Djali: Po unë s'kam konkurruar për mjekësi, kam zgjedhur atë program që më jepnin më shumë mundësi lëndët me zgjedhje. S'ke si zgjedh matematikë tre vjet dhe pastaj të konkurrosh në universitet për Juridik..

Nikolla: Në fakt po krahasoheni në dy mjedise të ndryshme. Aty ku ti ke rezultate të larta je rankuar me ata që kanë kërkuar atë program. Nuk besoj se në atë program ku nuk ke fituar ti ka të tjerë me mesatare më të ulët. Djali ka program tjetër studimi, Nuk ndodh që në programin e tij të jetë pas tij një tjetër me rezultate më të larta. Kjo është e vërteta...Ndiqini mirë udhëzimet.

Vajza: Letërsia e avancuar ishte lëndë me zgjedhje. Por nuk ishte kriter në asnjë fakultet, atëherë në cilin fakultet të shkoj unë, ndonëse kam një mesatare shumë të mire? Dhe kam një formim shumë të mirë, si në shkencore, ashtu edhe në shoqërore. Mua me penalizoi lënda me zgjedhje. Ministrja ia ndërpreu fjalën maturantes: Nuk e vë në diskutim që ti je shumë e mirë si në shoqërore, si në shkencore. Zgjedhja juaj dhe ajo që ju keni si rezultat nga shkolla e mesme ju mundësojnë hyrjen në institucionet e arsimit të lartë në raundin e dytë". Por pas raportimeve të maturantëve, ministrja Nikolla reagoi duke thënë se "Po ndërtoni këtu situata që nuk kanë asnjë lidhje me realen".