Rezultati i medikamentit të Tamiflusë në rastet e prekur nga gripi e derrave ka qenë mjaft i efektshëm. Megjithatë, doza që aplikohet për 5 ditë gjatë shfaqjes së simptomave të A/H1N1-shit mund të manifestohet edhe me disa efekte anësore. Sipas mjekut infektivolog, Pëllumb Pipero, medikamenti mund të shkaktojë alergji apo edhe të vjella, dhe më të dukshme këto shfaqje janë të fëmijët e vegjël.

Kura e tamiflusë aplikohet brenda 48 orëshit të parë të shfaqjeve të simptomave të gripit të derrave. Efekti shërues i ilaçit arrin deri në 98% përqind të shkatërrimit të virusit.