Meti dhe Liami ndodhen ne sallon duke diskutuar me njeri-tjetrin per spektaklin dhe per eliminimin Lorenes nga shtepia. Liami e ka shprehur edhe me pare deshiren per te qendruar Meti ne shtepi dhe per te dale Lorena. Ai thote se qendrimi i Lorenes nuk kishte rendesi dhe se ka ndodhur ajo qe duhet te ndodhte me daljen e saj. Ne momentin qe flasin atje shkon Dritani. Liami tregon se Dritani i ka kerkuar Liamit qe te mos e nominoje dhe i thote ne sy Ato lojera psikologjike mos mi bej mua. Liami i ben te qarte se nuk e ka nominuar duke i lene kohe qe ta njohe me teper dhe jo sepse i ka kerkuar ai qe te mos e nominonte. Ti mbase mund te me kesh njohur mua nga jashte por une ty nuk te njoh shprehet Liami.



Pas disa minutash ne heshtje te cilat i sherben Dritanit per tu menduar i thote Liamit se nuk i eshte lutur qe te qendroje ne shtepi me tendence. Cigaret me tendence i more shprehet Liami. Liami i kerkon qe te pakten kete gje duhet ta pranoje sepse ka menduar qe me cigare mund te beje qe te tjeret te mos e nominojne. Dritani tregon se ka bere nje debat me Francesken e me Arbrin e me pas thote Kush ka qene lab ketu e ka fituar se ne jemi me te zgjuar apo jo. Liami qesh dhe ia kthen Epo ti e paske ne tullum dije se nuk ke per ta fituar. Dritani i kerkon qe te mos ia marre fjalet ne kuptimin e keq.