Fundjava ka dhe një sfidë lojtarësh shqiptarë, nëse ata do të aktivizohen. Lacio e Igli Tares do të presë në kryeqytet Askolin e Ervin Skelës. Në ndeshjen miqësore me diletantët e Formia, Lacio fitoi 12-0, por Tare nuk ka qenë autor i ndonjë goli. Edhe Askoli fitoi 8-0 në miqësore e zhvilluar me ekipin e të rinjve, por dhe Skela nuk përmendet gjëkundi.