Lazio po vijon punën për të siguruar një vend në zonën Champions, ndërsa Drejtori Sportiv, Igli Tare po përgatit merkaton e sezonit të ardhshëm.


Qendra e mbrojtjes është shqetësimi i shqiptarit, që kërkon të sjellë një futbollist me eksperiencë për të zëvendësuar holandezin De Vrij, i cili po luan takimet e fundit me bardhekaltrit.


Së fundi në objektiv të Tares ka përfunduar mbrojtësi uruguaian i Atleticos së Madridit, Diego Godin. 32-vjeçari është një nga pikat më të forta të formacionit të Simeones, por kontrata e tij është në skadencë dhe klubi madrilen nuk ka ndërmend ti ofrojë rinovimin, pasi mosha e tij nuk premton për më gjatë.


Nga ana tjetër, edhe vetë Godin do ta mirëpriste një transferim në Itali, pasi te Lazio do të mund të siguronte një kontratë 3-vjeçare, para se të mendonte për ti dhënë lamtumirën futbollit.


25 prill 2018 (gazeta-Shqip.com)