Të tjera rreth shkrimit VIDEO
TIRANE- Të gjitha targat e automjeteve do të pajisen me çip, i cili do të përmbajë informaconin e plotë mbi gjendjen e mjetit dhe drejtuesit.  Janë këto një pjesë e masave rigoroze që do të përfshihen në sigurinë rrugore, të cilat u bënë publike nga  Ministri i Transporteve dhe Infrastrukturës, Edmond Haxhinasto. Më tej ministri Haxhinasto ka thënë -“Duhet t’i jepet fund konceptit se patenta për drejtimin e automjetit mund të blihet” Ministri Haxhinasto ka kërkuar reformim në transportin rrugor dhe procesin e kontrollit të automjeteve, me synim rritjen e sigurisë publike dhe jetës së qytetarëve.

Haxhinasto kërkoi përmirësimin e mënyrës së testimit teorik dhe praktik përsa i takon marrjes së patentës ndërsa më tej Haxhinasto ka thënë se - “Targat elektronike duhet të nxjerrin informacione si për policinë, ashtu dhe për drejtorinë e transportit rrugor, mbi gjendjen e automjetit, aftësinë e shoferit, detyrimet e tij, me qëllim që të ecim para drejt standardit europian”. Sipas ministrit Haxhinasto, një tjetër reformë e thellë duhet të përfshijë sistemin e kontrollit të automjeteve.

“Procesi i kolaudimit të shikohet me vëmendje, pasi vetëm automjetet me kushtet e përshtatshme duhet të dalin në rrugë. Të monitorohet, të kontrollohet dhe të bëhet vlerësimi rigoroz, pasi është e rëndësishme cilësia e shërbimit për automjetet dhe qytetarët”, tha Haxhinasto. Haxhinasto u ndal edhe te  mbrojtja e mjedisit, të cilën e vlerësoi si një element shumë të rëndësishme duke cituar se - “Kam dhënë urdhër që gazrat që lëshojnë automjetet të jenë pjesë e testimit. Asnje lëshim nuk do të bëhet me gazrat që lëshojnë automjetet dhe cilësinë e karburanteve pasi cilësia e shëndetit publik është parësore”

“Situata e rënduar me aksidentet rrugore të ndodhura kohët e fundit ka sjellë nevojën e një reformë të thellë, në sistemin e transportit rrugor” tha ministri Edmond Haxhinasto, i cili shtoi se –“Reforma do të nisë me forcimin e testimit për marrjen e lejes së drejtimit të automjetit.

Regjistri i automjeteve 
Duhet pastruar menjëherë regjistri i automjeteve se nuk mund ta bëjmë vendin një varrezë të madhe makinash, por do të merreni absolutisht edhe me atë se ku shkojnë këto automjete që dalin jashtë përdorimit, ku vendosen, ku raportohen se kanë shkuar. Kanë shkuar në pikat e caktuara apo janë lënë trotuareve apo janë lënë anës rrugëve. Gjithçka do të jetë e dokumentuar, i regjistruar, dhe i pamanipulueshëm nëpërmjet përdorimit të teknologjisë së informacionit.

Shërbimi i transportit do të jetë i çertifikuar dhe konkurue
S"Shërbimi i transportit në Shqipëri do të jetë i certifikuar dhe konkurrues, sepse e kemi sfidë që shërbimet tona të jenë sfiduese edhe në rajon. Shumë e rëndësishme të prezantojmë edhe elementët e rinj, elementin e mjedisit duhet ta kemi parasysh, në emetimin e gazeve. Nuk mundet që automjetet ta injorojnë këtë fakt, siguria e jetës së njerëzve është e njejtë me çdo vend të botës. Duhet të jetë edhe kjo një çështje e rëndësishme e punës sonë. Do të bëjmë edhe testimin në anë të rrugës, nëse ky sistem funksionon ose nuk funksionon.

Shkrimi u publikua sot (22.02.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)