Targat e makinave te Shqiperise tashme do te kene te afishura dhe simbolin e Bashkimit Evropian. Vendimi i marre dje nga qeveria jep ndryshimet ne Kodin Rrugor sanksionon vendosjen sfondit te flamurit te Bashkimit Evropian. “Stema zyrtare (emblema), te cilen duhet te mbajne ne te majte targat e cdo tipi, paraqet sfondin me ngjyren e flamurit te BE, blu, mbi te cilen vendoset shqiponja dhe simboli Al me ngjyre te bardhe. Ne te djathte te targes, opsionale, sfondi me ngjyren e flamurit te BE, blu, mbi te cilen vendoset viti i pare i regjistrimit ne Republiken e Shqiperise (brenda nje rrethi te bardhe) dhe shenja e ndarjes administrative me ngjyre te bardhe.”, thuhet ne nenin 250 te Kodit Rrugor i cili eshte ndryshuar dje nga Keshilli i Ministrave. Nderkohe qe sipas vendimit te qeverise targat nuk do te kete me kater shifra, por tre shifra dy dhe pese shkronja. “Targa e mjeteve rrugore vetelevizese, (e perparme dhe e pasme), mban, sipas radhes, emblemen, dy karaktere alfabetike, tre karaktere numerike dhe dy karaktere alfabetike”, thuhet ne vendimin e qeverise. Nderkohe qe vendimi do te ndryshoje te gjitha llojet e targave. Keshtu targa e mjeteve rrugore te trupit diplomatik,do te mbajne sipas radhes emblemen perkatese dhe dy karaktere alfabetike “CD”, kater shifra nje shkronje. Po ashtu dhe targat e makinave bujqesore, do te kene ne pjesen e pasme dy shkonja “MB” dhe dy shifra. Ndryshime kane dhe vete automjetet e policise, te cilat tashme do te kene te shkruara ne targat e makinave te ministrise se brendshme dy shkronjat “MB”. Vendimi parashikon edhe vendosjen e targave te perkoheshme te cilat do te kene inicialet te “PRK”. “Targa e perkohshme e mjeteve rrugore, rimorkiove, makinave bujqesore dhe teknologjike, (e pasme), mban, sipas radhes, emblemen, dy karaktere alfabetike, nje karakter numerik dhe tri karaktere alfabetike “PRK””, thuhet ne vendimin e qeverise. Permasat e reja te targes, sipas vendimit te qeverise jane 520 x 112 mm dhe 264 x 205 mm.

Ligji per targat e reja, kategorite

“Neni 1
“1. Vendet ku vendosen targat e regjistrimit, te proves dhe te njohjes duhet te paraqesin nje siperfaqe plane ose pothuajse plan, me gjeresi te pershtatshme per te mbajtur targen. Permasat e tipave te ndryshme te targave jane si me poshte:
a) Shenja e identifikimit per ciklomotoret:
- formati 130 x 115 mm, figura III.3/1.
b) Targat e regjistrimit per motomjetet:
- formati 212 x 205 mm, figura III.3.
c) Targat e regjistrimit te mjeteve te tjera me motor dhe per rimorkiot, perjashto ato te pikes “a” dhe “b”:
- formati 520x112 mm, figura III.4/1;
- formati 264 x 205 mm, figura III.4/2.”.
2. Pika 1, e nenit 248, ndryshohet, si me poshte vijon:
“1. Targat e mjeteve, qe i bashkelidhen ketij vendimi:
a) Targat e mjeteve rrugore vetelevizese, buxhetore dhe private: sfondi i bardhe, shkronjat dhe numrat te zeza, (figurat III.4/1.a, III.4/2.a dhe III.3/a);
b) Targat e mjeteve rrugore ne sherbimin taksi: sfondi i verdhe, shkronjat dhe numrat te kuq. shenja dalluese T (Taksi), (figurat III.4/1.b dhe III.4/2.b);
c) Targat e mjeteve rrugore te perkohshme: sfondi i bardhe, shkronjat dhe numrat te kuq, shenja dalluese PRK (Perkohshme), (figurat III.4/l.c, III,4/2.c dhe III.3/c);
c) Targat e mjeteve rrugore te trupit diplomatik: sfondi i bardhe, shkronjat dhe numrat te gjelber, shenja dalluese CD (Trup Diplomatik), (figurat III.4/1.d, III.4/2.d dhe III.3/d);
d) Targat e mjeteve rrugore te sherbimit te trupit diplomatik: sfondi i bardhe, shkronjat dhe numrat te gjelber, shenja dalluese TR, (figurat III.4/1.e, III.4/2.e dhe III.3/e);
dh) Targat e mjeteve rrugore te policise: sfondi i bardhe, shkronjat dhe numrat blu, shenja dalluese MB (Ministria e Brendshme), (figurat III.4/1.e, III.4/2.e dhe III.3/e);
e) Targat e mjeteve rrugore ne prove: sfondi i bardhe, shkronjat dhe numrat te kuq, shenja dalluese PROV, (figurat III.4/l.f, III.4/2.f dhe III.3/f);
e) Targat perseritese: sfondi i bardhe, shkronjat dhe numrat te kuq, (figurat III.4/l.g, III.4/2.g dhe III.3/g);
f) Targat e makinave bujqesore: sfondi i gjelber, shkronjat dhe numrat te bardhe, shenja dalluese MB (Makine Bujqesore), (figurat III.4/l.h dhe III.4/2.h);
g) Targat e makinave teknologjike: sfondi i gjelber, shkronjat dhe numrat te bardhe, shenja dalluese MT (Makine Teknologjike), (figurat III.4/l.i dhe III.4/2.i);
gj) Targat e rimorkiove, buxhetore dhe private: sfondi i gjelber, shkronjat dhe numrat te bardhe, shenja dalluese R (Rimorkio), (figurat III.4/l.j dhe III.4/2.j);
h) Targat e rimorkiove bujqesore: sfondi i gjelber, shkronjat dhe numrat te bardhe, shenja dalluese RB (Rimorkio Bujqesore), (figurat III.4/l.k dhe III.4/2.k);
i) Targat e rimorkiove teknologjike: sfondi i gjelber, shkronjat dhe numrat te bardhe, shenja dalluese RT (Rimorkio Teknologjike), (figurat III.4/l.l dhe III.4/2.l).”.
3. Neni 250 ndryshohet, si me poshte vijon:
“Neni 250
Stema zyrtare (emblema), te cilen duhet te mbajne ne te majte targat e cdo tipi, paraqet sfondin me ngjyren e flamurit te BE, blu, mbi te cilen vendoset shqiponja dhe simboli Al me ngjyre te bardhe. Ne te djathte te targes, opsionale, sfondi me ngjyren e flamurit te BE, blu, mbi te cilen vendoset viti i pare i regjistrimit ne Republiken e Shqiperise (brenda nje rrethi te bardhe) dhe shenja e ndarjes administrative me ngjyre te bardhe.”.
4. Pika 1, e shtojces X, ndryshohet, si me poshte vijon:
“1. Kriteret per krijimin e te dhenave jane:
a) Targa e mjeteve rrugore vetelevizese, (e perparme dhe e pasme), mban, sipas radhes, emblemen, dy karaktere alfabetike, tre karaktere numerike dhe dy karaktere alfabetike, (figurat III.4/1.a dhe III.4/2.a);
b) Targa e mjeteve rrugore te sherbimit taksi, (e perparme dhe e pasme), mban, sipas radhes, emblemen, dy karaktere alfabetike, tri karaktere numerike dhe karakterin alfabetik “T”, (figurat III.4/1.a dhe III.4/2.b);
c) Targa e motomjeteve, (e pasme), mban, sipas radhes, emblemen, dy karaktere alfabetike dhe tri karaktere numerike, (figura III.3/a);
c) Targa prove e mjeteve rrugore, rimorkiove, makinave bujqesore dhe teknologjike, (e pasme), mban, sipas radhes, emblemen, dy karaktere alfabetike, nje karakter numerik dhe kater karaktere alfabetike “PROV”, (figurat III.4/l.f dhe III.4/2f);
d) Targa prove e motomjeteve, (e pasme), mban, sipas radhes, emblemen, nje karakter alfabetik, nje karakter numerik dhe kater karaktere alfabetike “PROV”, (figura III.3/f);
dh) Targa e perkohshme e mjeteve rrugore, rimorkiove, makinave bujqesore dhe teknologjike, (e pasme), mban, sipas radhes, emblemen, dy karaktere alfabetike, nje karakter numerik dhe tri karaktere alfabetike “PRK”, (figurat III.4/l.c dhe III,4/2.c);
e) Targa e perkohshme per motomjetet, (e pasme), mban, sipas radhes, emblemen, nje karakter alfabetik, nje karakter numerik dhe tri karaktere alfabetike “PRK”, (figura III.3/c);
e) Targa e mjeteve rrugore te trupit diplomatik, (e perparme dhe e pasme), mban, sipas radhes, emblemen, dy karaktere alfabetike “CD”, kater karaktere numerike dhe nje karakter alfabetik, (figurat III.4/1.d dhe III.4/2.d). Targa e motomjeteve te trupit diplomatik,(e pasme), mban sipas radhes, emblemen, dy karaktere alfabetike “CD”, dy karaktere numerike dhe dy karaktere alfabetike, (figura III.3/d);
f) Targa e mjeteve rrugore te sherbimit te trupit diplomatik, (e perparme dhe e pasme), mban, sipas radhes, emblemen, dy karaktere alfabetike “TR”, kater karaktere numerike dhe nje karakter alfabetik, (figurat III.4/1.e dhe III.4/2.e). Targa e motomjeteve te sherbimit te trupit diplomatik, (e pasme), mban sipas radhes, emblemen, dy karaktere alfabetike “TR”, dy karaktere numerike dhe dy karaktere alfabetike, (figura III.3/e);
g) Targa e makinave bujqesore, (e pasme), mban, sipas radhes, emblemen, dy karaktere alfabetike, dy karaktere alfabetike “MB”, dhe dy karaktere numerike, (figurat III.4/l.h dhe III.4/2.h);
gj) Targa e makinave teknologjike, (e pasme), mban, sipas radhes, emblemen, dy karaktere alfabetike, dy karaktere alfabetike “MT”, dhe dy karaktere numerike, (figurat III.4/l.i dhe III.4/2.i);
h) Targa e rimorkiove, (e pasme), mban, sipas radhes, emblemen, dy karaktere alfabetike, nje karakter alfabetik “R” dhe tri karaktere numerike, (figurat III.4/l.j dhe III.4/2.j);
i) Targa e rimorkiove bujqesore, (e pasme), mban, sipas radhes, emblemen, dy karaktere alfabetike, dy karaktere alfabetike “RB” dhe dy karaktere numerike, (figurat III.4/l.k dhe III.4/2.k);
j) Targa e rimorkiove teknologjike, (e pasme), mban, sipas radhes, emblemen, dy karaktere alfabetike, dy karaktere alfabetike “RT” dhe dy karaktere numerike, (figurat III.4/l.l dhe III.4/2.l);
k) Targa e mjeteve rrugore te policise, (e perparme dhe e pasme), mban, sipas radhes, emblemen, dy karaktere alfabetike “MB”, tri karaktere numerike dhe dy karaktere alfabetike, (figurat III.4/1.e dhe III.4/2.e);
l) Targa e motomjeteve te policise, (e pasme), mban, sipas radhes, emblemen, dy karaktere alfabetike “MB”, dy karaktere numerike dhe nje karakter alfabetik, (figura III.3/e).”.