Ky vendim duket se synon të detyrojë banorët serbë të Kosovës të pajisen me këto targa të reja.
Ministri i Brendshëm Bajram Rexhepi urdhëroi konfiskimin e këtyre targave që përfshijnë Kosovën dhe qarkullojnë në territorin e saj.
“Nëse vihen re targa të tilla në territorin e Kosovës do të konfiskohen dhe ndaj drejtuesve të këtyre automjeteve të merren masa për kundravajtje duke i dërguar në gjykatën kompetente të Gjykatës së Kosovës”, është shprehur Fisnik Rexhepi.