Tashmë Isopolifonia ka një database profesional çka tregon hartën e plotë të shtrirjes së kësaj pasurie shpirtërore. Ky arkiv është konceptuar në një këndvështrim të gjerë të Isopolifonisë, duke përfshirë shumë fusha që lidhen me të duke filluar nga arkeologjia apo veglat tradicionale, grupet, vallet, legjislacionet, mjeshtrat si dhe shumë element të tjerë. Në këtë arkiv brenda skedave përfshihen këngë video të aktiviteteve apo koncerteve dhe debutimeve të këngëtareve të ndryshëm të kësaj trashëgimie.

Prezantimi i database-s së Isopolifonisë u bë në Ministrinë e Kulturës ku ishte i pranishëm Ministri i Kulturës Aldo Bumçi dhe specialistë të ndryshëm.

Projekti i katalogimit dixhital të Isopolifonisë ka filluar që në janar 2008 me iniciativën e Prof. Vaso Tole .

Qëllimi kryesor është ruajtja, regjistrimi dhe katalogimi i Isopolifonisë e cila që prej vitit 2005 është bërë pjesë e Trashëgimisë Botërore dhe mbrohet nga UNESCO.