“Tata” Martino, trajneri i Barcelonës, ka mbrojtur Pep Guardiolën duke thënë se nuk është e drejtë të kritikohet filozofia e tij e futbollit pas humbjes 0-4 që Bayern Munchen pësoi ndaj Real Madrid në gjysmëfinalen e kthimit të Ligës së Kampioneve.



“Ai ka bërë historinë e futbollit, jo vetëm të Barcelonës. Ka shënuar nisjen e një epoke të re. Për të lavdëruar Realin apo Atleticon nuk është e nevojshme të hedhësh poshtë një stil të ndryshëm futbolli nga ai që kanë këto dy skuadra”, tha Martino, i cili shtoi se ata që kritikojnë Guardiolën, po kritikojnë njëkohësisht lojën e kombëtares së Spanjës. “Spanja luan me të njëjtin stil dhe nëse kritikohet loja me pasime të shkurtra, kjo do të thotë që ka njerëz që nuk i duan të mirën përfaqësueses së tyre”, tha trajneri i katalanasve. / Top Channel