Barcelona nuk do të hyjë në merkato për asnjë mbrojtës. Blaugranët nuk do të blejnë një mbrojtës në ditën e fundit të merkatos verore, deklaroi trajneri i kampionëve të Spanjës në fuqi, Gerardo Martino. Sipas drejtuesit të katalanasve, klubi i tij nuk ka nevojë për këtë përforcim, ndërsa shprehu besimin e tij tek Pujoli, që ndodhet në fazën e fundit të riaftësimit të tij.


“Nuk kemi nevojë për Thiago Silvën. Ai nuk ka qenë kurrë një futbollist në qendër të planeve tona, ashtu si asnjë mbrojtës tjetër, pasi besojmë që jemi të kompletuar në këtë sektor”, tha Martino.


Kështu, kjo merkato do të mbyllet për Barçën me vetëm një goditje të madhe, blerjen prej 57 milionë eurosh nga Neymar, ndërsa janë larguar disa lojtarë të rëndësishëm në vitet e fundit, si Villa, Abidal apo Alcantara.


Në ditët e kaluara Barcelona ka shpehur një interesim të lartë për disa mbrojtës ku David Luiz dhe Daniel Ager kanë qenë dy nga synimet kryesore por që asnjëherë nuk pati ndonjë ofertë zyrtare. Braziliani u ndalua nga portugezi Murinjo për tu larguar ndërsa sllovaku nuk u lejua të dal në merkato nga Liverpuli që po përpiqet të ndërtojw një skuadër të mirë në këtë fillim sezoni. Tashmë Tata Martino do të mundohet të menaxhoj grupin që ka në dispozicion.


Me rikthimin e Pujol dhe me Piken në gjendjen e tij më të mirë blaugranët janë të ekulibruar edhe në prapavijë.