Sipas gazetave spanjolle, sidomos asaj që është e lidhur me Barcelonën El Mundo Deportivo, ekipi blaugrana tashmë bëhet me trajner të ri, e ai është argjentinasi, Gerrardo "Tata" Martino, duke u bërë argjentinasi i katërt që drejton Barcelonën pas Helenio Herrera, Roque Olsen dhe César Luis Menotti.


Ish-strategu i ekipit argjentinas Newell's Old Boys, Gerardo Martino, do të jetë trajneri i Barcelonës, dhe për ndihmës do të ketë Elvio Paolorroso dhe përgatitësin fizik, Jorge Pautasso.


Sipas mediave spanjolle para pak minutash argjentinasi 50-vjeçar ka përmbyllur marrëveshjen me gjigandin katalonas për tre vjetët e ardhshme.Trajneri i ri do të emërohet të martën, por nuk do të udhëtojë në Munich, ku gjiganti katalunas të mërkurën do të përballet me Bayernin e Pep Guardiolës. Ai do ta nis punën vetëm pas rikthimit të ekipit në Spanjë.


Kështu zërat për kalimin e trajnerit holandez, Guus Hidding dhe emrave të tjerë në “Cam Nou”, mbeten vetëm thashetheme.


Kujtojmë se para disa ditësh trajneri spanjoll, Tito Vilanova ka dhënë dorëheqje shkaku i problemeve shëndetësore, përkatësisht rikthimi i sëmundjes së kancerit./indeksonline/