Kur kanë edhe një ditë nga fillimi i kampionatit spanjoll, trajneri i Barcelonës ashtu si homologu i tij Tata Martino ka bërë publike formacionin ndaj Levantes. El Mundo de Portivo raporton se trajneri i ri katalanasve ka vendosur 11-shen që duket se do të debutoj në këtë sezon në La liga.


Sipas gazetës spanjolle Leonel Messi do ta nis nga minuta e parë edhe pse ngelet të konfirmohet edhe dëmtimi i tij pasi nuk luajti as ndaj Italisë. Pleshti pati problem edhe në mbyllje të sezonit të kaluar, por Tata Martino deri tani duket se ka marr “ok” nga stafi teknik.


Nga ana tjetër formacioni i sezonit të ri 4-3-3 duket shumë i ngjashëm me atë të Pep Guardiolës edhe në vendosje. Kështu në portë do të luaj i përhershimi Victor Valdes. Në mbrojtje në mungesë të një përforcimi Tata Martino do ta nisë me katërshen bazë të sezonit të kaluar, Adani Alvesh, Pike, Maskerano dhe Jordi Alba.


Në mesfushë duken të sigurt Buskets, Iniesta dhe Ksavi ndërsa për Fabregas është i rezervuar stoli për sfidën e parë. Ish-lojtari i Arsenalit duket se nuk do të ketë një sezon aspak të lehtë ndërsa posti i titullarit për të do të jetë shumë i vështirë. Vija e parë e sulmit do të përbehet me siguri nga Neymar dhe Messi në rast se nuk shfaq asnjë problem deri përpara sfidës ndaj Levantes.


Ngelet të shohim se kush do të jetë i zgjedhuri i tretë me Pedros dhe Sançez. Të dy edhe gjatë sezonit të kaluar gjithmonë kanë pasur një balotazh për një post titullari ndërsa nglet të shohim se kush do të preferohet më shumë nga Martino.


Gjithashtu ky formacion pritet të jetë titullar edhe për superkupën e Spanjës ndaj Atletiko Madrid, të mërkurën e 21 gushtit. Megjithatë në javët në vijim Martino pritet ti japë më shumë hapësirë futbollistëve si Fabregas dhe Song pasi në rast të kundërt ato edhe mund të largohen. Tata Martino ka filluar eksperimentin e parë  ndërsa në javët në vazhdim do të marr edhe frytet e zgjedhjeve të tij.