Drejtoria e  Tatimeve ka kujtuar tatimpaguesit se data 30 Dhjetor 2017 është dita e fundit e zbatimit të Ligjit nr. 33/2017 Për pagesën dhe fshirjen/shuarjen e detyrimeve tatimore, detyrimeve të pagueshme në doganë, si dhe procedurën e heqjes nga qarkullimi të mjeteve të transportit pas fshirjes /shuarjes së detyrimeve tatimore, për këtë qëllim administrata tatimore do të punojë me orar të plotë zyrtar në të gjithë territorin.


Administrata Tatimore ju fton të shfrytëzoni mundësinë e fundit për të përfituar nga falja e gjobave dhe kamatëvonesave, duke paguar më parë  detyrimin tatimor (principalin e tatimit).


30 dhjetor 2017 (gazeta-Shqip.com)